Ndryshime të rëndësishme në Superkupën e Italisë. Në këtë kompeticion do të marrin pjesë katër skuadra, ku përfshihen fituesi i kampionatit, nënkampioni dhe dy finalistët e Coppa Italia.

Gjithçka u vendos sot, në një mbledhje të Asamblesë së Lega Serie A. “Asambleja e Lega Serie A, e cila u mblodh sot në Milano me pjesëmarrjen e të 20 klubeve, pranoi ofertën për të luajtur katër nga gjashtë edicionet e ardhshme të Superkupës së Italisë në Arabinë Saudite. Gjithashtu, sa i përket formatit, do të jetë me katër skuadra” – njoftoi liga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb