Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku nuk duhet të rrinë të qetë. Sherri mes dy sulmuesëve në derbin Inter-Milan për Kupën e Italisë mesjavën e shkuar nuk është mbyllur me vendimin e Gjykatës Sportive, që i dënoi lojtarët me nga një ndeshje pezullim. Ashtu siç ishte parashikuar nga mediat përtej Adriatikut, çështja ka kaluar në duart prokurorit të Federatës Italiane të Futbollit.

What The Boys Learned From Valeri Lukaku And Ibra
What The Boys Learned From Valeri Lukaku And Ibra

Në dorëzim janë marrë relacionet e arbitrave, por edhe zyrtarëve të ndjeshjes, ndërsa nga fillimi do të rishikohen pamjet filmike dhe incizimet audio të përplasjes së fortë verbale dhe fizike mes dy gjigandëve të sulmit. Përveç asaj që u pa në fushë në fundin e pjesës së parë, mediat italiane bëjnë të ditur se sherri ka vijuar edhe në tunelin e stadiumit, ndërsa ekziston edhe një incizim tjetër audio që gjithashtu mund të përdoret si provë. Si Ibrahimovic ashtu edhe Lukaku rrezikojnë pezullime të gjata, nëse prokurori vendos se sherri mes tyre i kalon kufijtë e gjesteve dhe shperehjeve anti-sportive.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: