AF Elbasani ka zyrtarizuar rinovimin e bashkëpunimit me trajnerin Ivan Gvozdenovic, duke konfirmuar vazhdimësinë e projektit edhe për sezonin e ardhshëm.
Klubi verdheblu ka vendosur t’i besojë sërish teknikut serb, pas punës së bërë në drejtimin e skuadrës, me synimin për të ruajtur stabilitetin dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues për edicionin e ri.
NJOFTIMI I ELBASANIT
𝟐𝟎𝟐𝟕 ᑭᖇOᒍEKTI VAZHDON
AF Elbasani njofton rinovimin e marrëveshjes me trajnerin Ivan Gvozdenoviç duke konfirmuar vazhdimin e projektit edhe për sezonin e ardhshëm.
Ky vendim pasqyron besimin e klubit te puna, vizioni dhe profesionalizmi i stafit teknik, si dhe synimin për të ndërtuar mbi bazat e krijuara deri më tani.
