Tani është zyrtare. Thomas Muller ka rinovuar kontratën me Bayern Munich, duke firmosur zgjatjen e bashkëpunimit deri në vitin 2023. Mediat gjermane e kishin paralajmëruar më parë marrëveshjen, teksa paraditen e së martës sulmuesi gjerman ka vendosur firmën në kontratën e re.

Muller
Muller

Me uljën në pankinë të Hansi Flick, që vetëm pak ditë më parë u ikonfirmua nga klubi bavarez, futbollisti 30-vjeçar kishte fituar hapësira në formacion, duke u kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm.

Me këtë rinovim, Muller pritet të mbyllë karrierën me Bayern Munich, skuadra ku u formua që fëmijë dhe që nuk e “tradhëtoi” asnjëherë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb