David Domgjoni ka mbyllur bashkëpunimin me Partizanin. Mbrojtësi ka njoftuar vendimin zyrtar përmes rrjeteve sociale.

Domgjoni u afrua si okazion te kryeqytetasit duke qenë lojtar i lirë. Më pas fitoi edhe vendin e titullarit duke u kthyer në lider për skuadrën. Palët nuk kanë pasur akord për të vazhduar bashkëpunimin, kështu kanë ndarë rrugët. Ky është largimi i dytë zyrtar pas Taipit.

Postimi i plotë

Faleminderit @fkpartizani

Ishte privilegj dhe kenaqesi te isha pjese e ketij ekipi te madh me tifoza te mrekullueshem

Faleminderit presidences,trajnerave dhe gjithe bashklojtareve, ju uroj shum suksese ne te ardhmen… #DD66

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: