Mirel Josa do të jetë trajner i Vllaznisë. Klubi shkodran ka emëruar kështu në pankinë menjëherë teknikun e ri, pasi u divorcua pak minuta më parë me Elvis Plorin.

 

“Klubi i Futbollit Vllaznia ka vendosur t’i ofrojë te gjithe besimin dhe mbështetjen e duhur trajnerit të njohur dhe me eksperiencë Mirel Josa në drejtimin e pankinës kuqeblu. I urojmë fat dhe suksese në permbushjen e objektivave sezonale dhe në vazhdimësi në drejtimin e Vllaznisë. Mirë se erdhe MJESHTËR!” – Shkruan klubi.

 

 

 

 

 

58 vjeçari ka një eksperiencë të pasur, ku më parë ka drejtuar skuadrat më të mëdha shqiptare si Kukësi, Laçi, Skënderbeu dhe Tirana.

 

Vllaznia do kërkojë t’i bëjë një mbyllje sa më të mirë sezonit në Superligë, ku jemi 2 ndeshje nga fundi. Gjithashtu, do synohet edhe fitimi i Kupës së Shqipërisë.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb