TIRANE
Era Istrefin dhe Amir Rrahmanin zyrarizjnë lidhjen e tyre. Ky nuk është më një lajm surprizë pasi prej disa javësh është vënë re kjo romancë mes tyre.

Shkak u bë prezenca e këngëtares në stadiumin e Napolit, skuadra me të cilën luan Amiri, futbollisti i Kombëtares së Kosovës. Era ndodhej atje me një mikeshën e saj dhe sigurisht postoi edhe foto në mediat sociale. Më pas ata ishin me pushime bashkë në Capri të Italisë.

E sot Era ka konfirmuar zërat duke publikuar fotot e para me Amirin. Ata kanë qenë së bashku për të ndjekur nga afër garën e fundit të “Formula 1”. E prej andej Era pozon krah futbollistit. Në një foto tjetër ata shihen duke mbajtur duart bashkë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: