TIRANE

Moderatorja e njohur, Erjola Doçi, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ku foli hapur për jetën e saj personale.

Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja u shpreh se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik.

“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.

Gjatë kësaj interviste, Erjola Doçi shtoi se puna e saj e parë ka qenë si recepsioniste n Gjatë kësaj interviste, Erjola Doçi shtoi se puna e saj e parë ka qenë recepsioniste në një kompani private e paga e parë që ka marrë ka qenë 450 euro.

Në këtë punë, ajo u shpreh se nuk ka qëndruar shumë por vetëm dy muaj. Më pas ajo ka kaluar te burimet njerëzore dhe gjithashtu ishte edhe në universitet.

Më pas Erjola shton se ‘ra karantina dhe e rekrutuan në Top dhe nuk iku më nga Topi’.

Sa i përket jetës sentimentale, moderatorja tha se është ndarë nga një lidhje dashurie me një personazh publik.

“Nuk jam e lidhur. Jam e lumtur dhe e ndarë sepse nuk mund ti bësh të dyja. Është shumë e vështirë, sepse unë e dua shumë punën, por edhe personin që do të kisha në krah. Është e vështirë të ndahesh më dysh. Nëse do të isha në një zonë komforti me karrierën dhe ambicien për të ecur përpara normalisht do të kisha si dikë në krah, por tani e shoh si barrierë”, tha ndër të tjera ajo.

Ndërsa më pas pohoi se ish-i i saj ka qenë personazh që e njohin të gjithë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: