Mesa duket stina e vjeshtës ka trokitur në vendin tonë, pas një vere të gjatë me temperatura ekstreme.

Sinoptikania Lajda Porja nga “Meteoalb”, në një lidhje live për “News24” tha se freskun do ta ndjejmë pas mesditës së ditës së nesërme ku do të ketë një rënie në të dyja vlerat, minimale dhe maksimale.

Ulja e temperaturave do të zgjasë deri në 25-26 shtator.

Ndërkohë reshjet do të jenë shumë të pakta përgjatë këtij muaji, ku vetëm ditën e hënë dhe të martë zona veriore dhe ajo qëndrore do të përfshihet nga rebeshe të shkurtra.

“Është një mot tipik i vjeshtës. Reshjet nuk kanë qenë të konsiderueshme. Temperaturat vërtet kanë rënë, sot pritet që maksimalja të jetë 28 gradë Celsius. Prania e lagështirës së ajrit pbën që ne ta ndjejmë 33 gradë. Është një mot zagushi. Do të ketë rënie në maksimale, por freskun do ta ndjejmë pas mesditës së ditës së nesërme. Nesër presim të kemi një rëni në të dyja vlerat, minimale dhe maksimale. Reshjet priten të jenë të pranishme, por nuk do të jenë intensive. Reshje dhe rrebeshe do të kemi në veri dhe në qendër, përfshirë edhe kryeqytetin. Që nga java tjetër do të kemi një ulje të temperaturave që do të zgjasë se në datat 25-26 shtator, temperaturat që nuk do ti kalojnë 27 gradë Celsius. Reshjet do të jenë fare pak të pranishme. Vetëm dita e hënë dhe e martë në sai shumë të pakta. Ky është një shtator shumë i thatë në krahasim me një muaj vjeshte”- tha Porja.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb