Jose Ramon Sandoval është trajneri i ri i Granadës. Lajmi është dhënë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, nga klubi i La Liga. Sandoval, i cili pason Alexander Medina-n, do të fillojë shumë shpejt nga puna, me Uzunin me shokë që synojnë të sigurojnë qëndrimin mes më të mirëve.

“Klubi i Futbollit Granada ka arritur marrëveshje me Jose Ramon Sandoval Huertas, i cili rikthehet në krye të “bardhekuqve”, pasi i ka drejtuar në të shkuarën nga maji 2015 deri në shkurt 2016, duke marrë përsipër shpëtimin nga rrëzimi, një mision në dukje shumë i vështirë. Klubi mirëpret sërish Sandovalin dhe i uron atij fat të mirë“- Shkruan Granada.

Sandoval
Sandoval

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: