TIRANE- Një 33-vjeçare ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit e dhunonte.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasja me inicialet D.D., akuzon 40-vjeçarin me inicialet L.D, për dhunë fizike dhe psikologjike, ndërsa kërkoi edhe urdhër-mbrojtje.

NJOFTIMI PËR SHTYP
Më datë 06.07.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.D, 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi L.D, 40 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: