TIRANE – Nga udhëtimi me jaht luksoz, e deri tek dhuratat e shtrenjta, Afërdita Dreshaj është mbuluar e gjitha me surpriza të këndshme për ditëlindjen e saj.

Në fillim ka qenë bashkëshorti i modeles, Jakub Kindl, cili i ka dhuruar i një çantë të markës Gucci, pjesë e koleksioneve të fundit të modës. Ai e kishte shoqëruar çantën me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq.

Por, surprizat nuk përfunduan këtu! Ka qenë, mikja e saj e ngushtë, modelja Xhesika Berberi, e cila i ka dhuruar një varëse diamanti të Tiffany& Co. Pjesë e surprizave të tjera, ishin nga dreka në jaht, tek udhëtimi, dhe gjithçka tjetër të mirëmenduar në këtë itineruar të zgjedhur nga bashkëshorti i saj.

 


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: