ELBASAN– Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit. Mësohet se një automjet tip “Opel”, teksa lëvizte në lagjen “Kala”, ka përplasur një këmbësor.

56-vjeçari me inicialet E.K është dërguar me njëherë në spitalin e qytetit, ku ndodhet nën kujdesjen e mjekëve.

Sakaq, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, 58-vjeçari E.H, dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethave të aksidentit.

Informacion paraprak
Në lagjen “Kala”, Elbasan shtetasi E.H., 58 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Opel” me targa AA 195 OJ, ka përplasur këmbësorin shetasin E.K., 56 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan.

Shtetasi E.K., u transportua në Spitalin Rajonal Elbasan, dhe është nën kujdesjen e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E.H., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb