Lionel Messi, ashtu siç ishte paralajmëruar, nuk do jetë pjesë e Argjentinës për dy miqësoret që kjo kombëtare do të zhvillojë në muajin shtator.

“Albiçelestët” kanë bërë sot zyrtare listën me futbollistët e grumbulluar ku padyshim spikat mungesa e numrit 10 që luan me Barcelonës. Messi ka zgjedhur që të marrë kohë pushim me kombëtaren dhe në një moment të dytë do njoftojë rikthimin. Nuk përjashtohet mundësia e tërheqjes.

Ndërkohë bie në sy grumbullimi i Mauro Icardi-t, futbollistit që u la jashtë Botërorit. Së bashku me të te kombëtarja do të udhëtojë edhe shoku i skuadrës te Inter, Lautaro Martinez, 20-vjeçari që i është bashkuar zikaltërve këtë verë.

Jashtë liste kanë mbetur Aguerro, Higuain dhe Banega. Kujtojmë që Arrgjentina drejtohet përkohësisht nga trajneri Lionel Scaloni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb