Deri më tani në Serbi janë raportuar 126 raste të etheve të Nilit Perëndimor, duke përfshirë 11 vdekje, sipas faqes së internetit të Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë.

Më së shumti raste të regjistruara janë në Beograd (61), Baçkën Jugore (24), Banatin e Jugut (22), Baçka Perëndimore (6) etj.

Ethet e Nilit Perëndimor janë një sëmundje virale që transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb