Poezi te Huaja te perkthyera ne Shqip!!
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Poezi te Huaja te perkthyera ne Shqip!!  (Lexuar 20878 here)
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« : 18/06/07, 08:08 »
0

SILVIA PLATH

Kush


Kaloi muaji i lulimit. Frutat nė shtėpi
Janė ngrėnė ose kalbur. Jam e gjitha gojė.
Tetori ėshtė muaji i grumbullimit.

Ufmė nė kasolle, si nė bark tė nėnės:
Veglat e vjetra, bishtat, grabuja tė ndryshkura.
Kėtu, midis kokash tė vdekura, jam nė shtėpi.

Lermėni tė prehem nė saksinė e luleve,
Merimangat nuk do tė mė pikasin..
Zemra ime - njė elbarozė e mpirė.

Ja sikur era tė dilte prej mushkėrive.
Njė surrat qeni u merr erė luleve.
Petalet rriten kėmbėpėrpjetė.
Ata kėrcasin, si shkurre hortensie.
Mua qė kam ardhur mbrėmė tek trarėt,
Mė ngushėllojnė kokat qė kalben,
Qė s'flenė dimrit.

Kokat e lakrave: tė purpurta, si krimba, tė sermta,
tė veshura me veshė mushkash dhe flatra fluturash,
Por me zemra tė blerta.
Venat i kanė tė bardha, si dhjamė derri.

O bukuri e konsumit!
Kunguj portokalli tė pasy.
Kėto salla janė plot me gra qė ndjellin shpesė.
Ja se ē'shkollė e mėrzitshme. Jam rrėnja,
guri, klithma e hutit.
Asnjė ėndėrr nuk mė shtiret.

Mama, ti je mu njajo gojė,
nė tė cilėn do tė kisha qenė gjuhė.
O nėnė pangjashmėrie, hamė!
Hije e derės sė tremesė,
Qė pėrthithet nė koshin e plehrave.

Unė thashė se ndoshta, e kujtoj kėtė nga fėminia.
Atje rriteshin tė tilla lule gjigande,
gojė tė purpurta e tė kuqe, thjesht tė magjishme.

Rrathėt prej kėrcejve tė manaferrave
m'i ndillnin lotėt nė grykė.
Tani ato mė ndezin si njė llampė.
Herėdokur me javė tė tėra nuk ndėrmend asgjė.



SILVIA PLATH

Shtepia e erret


Ja shtėpia e errėt, shumė e madhe.
E kam ndėrtuar vetė.
Katror pas katrori ē'prej njė qoshku tė qetė,
Duke u mbllaēitur mbi letrėn e irnosur,
Duke hedhur pika zamke,
Duke fėrshėllyer, duke luajtur veshėt,
Duke menduar pėr diē tjetėr:

Kėtu ka kaq shumė bodrume,
Kaq shumė transhe-ngjala rrėshqitėse!
Jam e rrumbullt, si kukuvajkė,
Vetė e ndriēoj veten.
Mund t'i flak lodrat kur tė mė teket
Apo tė bėj bijė nė shpirt njė kalė.
Barku im llokoēitet.
Duhet tė skicoj mė shumė harta.

Tunele-kungullesha!
Kam kthetrat e urithit, e brej rrugėn time.
Goja gjithėgėlltitėse lėpin shkurret
Dhe vegshat me mish.
Ai banon nė bunarin e vjetėr,
Nė gropėn e gurtė. Ai ėshtė fajtor.
Ai ėshtė prej race tė majmurish.

Kundėrmim stėrqokash, dhoma-repa.
Stėrfryhen flegrat dromcake.
Dashuri tė vocrra, tė shkordhura!
Budallushe dhe pa skelete, si hundėt.
Kėtu, brenda kėsaj rrėnje,
Ėshtė ngrohtė dhe aspak keq.
Ja dhe pėrqafjet e ėmbla tė mamkės.


SILVIA PLATH

Menada


Dikur kam qenė e rėndomtė:
Rrija ndanė fasuleve tė tim eti,
Duke u mėkuar me gishtat e urtėsisė.
Shpesėt jepnin qumėsht.
Kur plaste bubullima, fshihesha poshtė njė rrase.

Nėna e gojėve nuk mė donte.
Plakushi u rrudhos dhe u shndėrrua nė njė kukull.
O, jam tepėr e madhe dhe tashmė nuk kthehem:
qumėshti i shpesėve - janė pendėt,
Gjethet e fasules janė memece, si duart.

Ky drapėr hėne pakkujt i bie pėr hosh.
Piqen tė vdekurit nė gjethet e rrushit.
Mes nesh ėshtė gjuha e kuqe.
Mama, sikter prej oborrit tim, -
Unė po filloj tė ndryshoj.

Gllabėrues, o kokė qeni,
Ushqemė me frutat e territ.
Qepallat nuk mbyllen. Koha
Kundron shkėlqimin e pambarimtė
Prej kėrthizės sė madhe tė diellit.

Duhet t'i gėlltis tė gjitha kėto.
Ledi, kush janė ata tė panjohur nė vozėn e hėnės, -
Qė flenė tė dehur, me kėmbė e duar nė grindje?
Nėn kėtė dritė gjaku duket i zi.
Thomani emrin tim.


SILVIA PLATH

Djegia e shtrigave


Nė sheshin e pazarit stivojnė nė turrė degė
tė thata.
Imishta e hijeve - ėshtė njė fustan i varfėr.
Po e mbush
Trajtėn time prej dylli, kurmin e kukullės.
Sėmundja merr fill kėtu: pėr shtrigat jam nishan.
Djallin mund ta shpėtojė vetėm djalli.
Nė muajin e gjetheve tė kuqėrremta unė ngjitem nė
shtratin e zjarrtė.

Kollaj ta fajėsosh errėsirėn: gojėn e derės,
Barkun e qilarit. Ata ma fikėn zjarrin tim
bengalez.
Dama, e flatėrt, si njė brumbull i zi,
Po mė mban nė kafaz me papagajtė.
Ēfarė sysh tė mėdhenj kanė tė vdekurit!
Jam mikeshė mė fantazmėn leshatore.
Rrotat prej tymi rrokullisen prej sqepit tė
kotruves.

Nėse vogėloshe jam, prej meje s'vjen e keqja.
Nėse pėrpėlitem, asgjė nuk thyej. Kėshtu thashė,
Duke ndenjur poshtė kapakut nė vorbė,
Thėrmickė dhe e palėvizshme, si njė kokrrizė orizi.
Ata ndezin pipthat e llampės, unazė pas unaze.
Pėrplot jetė jemi, o miqtė e mi tė vegjėl. Rritemi.
Tepara kjo ėshtė e dhimbshme. Gjuhėzat e kuqe
Na mėsojnė tė vėrtetėn.

Nėnė brumbujsh, thjesht ēlire dorėn.
Do tė flatroj pėrmes gojės sė qiririt si flutur,
pa i pėrzhitur krahėt.
Ma ktheni trajtėn time tė zanafillės. Jam gati t'i
deshifroj ditėt.
U bashkova me pluhurin nėn hijen e gurit.
Sytė e kėmbėve mė shndrijnė. Shndritja m'i larton
kofshėt e mia.
Vdiqa, vdiqa nėn manto prej gjithė kėsaj drite.


SILVIA PLATH

Fjala e fundit


Mua nuk mė duhet njė kuti e rėndomtė,
mė duhet njė sarkofag
Me lara tigri dhe me fytyrė sipėr kapakut.
I rrumbullt, si hėna qė ta shihnin tė gjithė
ē'pėrposh.
Dua t'i shoh tė gjithė ata, kur tė vijnė,
Duke depėrtuar pėrmes gurėve memecė dhe rrėnjėve.
Tashmė i shoh, - fytyra tė zbehta, tė largėta,
si yjet.
Tanimė ata janė njė hiē, madje as foshnja.
I pėrfytyroj pa nėna e baballarė, si zotat e parė.
Ata pyesin, nė duhet t'isha vallė.

Prej fundjavės sime duhet tė ziesh reēel, si
prej frutash!
Pasqyra ime mbulohet mjegullishtė.
Edhe njė hukamė tjetėr dhe nė tė nuk mbetet
pasqyrim.
Lulet dhe fytyrat lėbardhen asisoj, sa shndėrrohen
nė ēarēafė.

Nuk ia kam besėn. Ai zhduket, si avull
Nė ėndrra pėrmes vrimės sė syve ose gojės.
Unė nuk mund ta ndaloj.
Njė dite tė bukur ai nuk do kthehet. Gjėrat janė
sajuar tjetėrsoj.
Ata mbeten, madhėshtitė e tyre tė veckla
Tė ngrohura janė me pėrēikje tė shpeshta.
Kur mė mėrdhijnė kėmbėt,
Syri blu i bruzit tim mė ngroh.
M'i jepni kotruvet e bakėrta, jepuni kutive me
pomadė
Tė shpleksin rreth meje lulet kundėrmuese tė natės.
Ata do tė mė mbėshtjellin nė fasha, ata do ta vėnė
zemrėn time
Nė njė bohēe tė pastėr te kėmbėt e mia.
Zor se do ta njoh veten. Ka me qenė errėt.
Dhe drita e kėtyre vogėlimave ėshtė mė e mrekullt
se fytyra e Ishtar-it* .


CHARLES BAUDELAIRE

Stolite


E ėmbla ime qe shtrirė krejt nudo, ashtu siē m'a donte shpirti
e nė trup s'kish lenė gjė tjetėr veē stolitve tė saj tingėlluese
e fort tė ēmuara qė i jepnin njė pamje e ajėr tepėr triumfues,
tė tillė si ai i skllevėrve tė Morėve nė ditėt e tyre mė tė lumtura....

E, kur kėto stoli tunden e hidhen me njė zhurmė tallėse
nė njė botė vezulluese plot dritė metali e zafiresh,
ndjej tė hyj nė ekstazė e tė humbas nė tėrrbim
mes gjėrash ku tingujt pėrzihen nė dritė e harrim...

E, ajo e shtirė mbi divan, e dorėzuar nė ledhka dashurie
qeshte krejt e lėshuar e hareshėm nga lumturia,
qeshte me dashurinė time, tė thelle e tė embėl si deti,
qė ngjitej drejt saj si dallga mbi shkembėnj...

Me sytė e saj ēpues tė ngulur mbi mua si njė tiger i zbutur
me pamje tė pėrhumbur e endėrrimtarė merrte poza lozonjare
e mė hidhte hidhte shigjeta shikimesh plot ledhka dashurie
e pamja e saj naive e sensuale shkriheshin plot nur e magji...

E barku i saj e gjinjtė si dy fryte tė virgjėr erėmirė
dhe llėrėt dhe kembėt dhe kofshėt e baseni,
tė lėmuar si fildish, tė valėzuar si qafė mjelme
shfaqeshin para meje, mermer i paster e plot dritė

Afroheshin e mė pėrkedhelnin si Engjejt e sė Keqes,
pėr tė mė prishur qetesinė e prėhjen e shpirtit tim,
pėr tė mė ēoroditur e rrėzuar nga ai Shkėmb Kristal
ku isha ulur e prėhesha i qete e vetmitar...


CHARLES BAUDELAIRE

Nje kalimtareje


Rruga rreth e rrotull zjente e zhurmonte.
Veshur nė tė zeza nė dhimbje madhėshtore,
njė grua shkoi duke tundur plot salltanet,
kindet e dantellat e fustanit tė saj tė gjatė

Po pija nė mejhane i pėrhumbur, tapė e ekstravagant
kur ajo kaloi para meje, me kembė prej statuje e fisnike
si shqiponjė. E, thellė nė sytė e saj, qiell gri ku lind urugani,
pashė embėlsinė qė magjeps e epshin qė vret...

Ish njė vetėtimė verbuese e pastaj u bė... natė!
O bukuri kalimtare qė mė bėre tė fluturoj me krahė,
vallė, s'do tė shoh mė, nė kėtė jete a nė eternitet?

Ajo iku e humbi mes turmės! S'do t'a shihja kurrė!
Nuk dija ku vinte e as ajo s'dinte ku shkoja unė.
Por, oh, qeshė i bindur! Po, qeshė i sigurtė!
Ajo do ish gruaja qė do tė kisha dashuruar...


CHARLES BAUDELAIRE

Shtrati i dashnoreve


Shtrati yne do tė jetė i parfumuar
e divanet perreth, tė thellė si varre
stolisur plot lule tė rralla
mbledhur enkas nėpėr qiej.

Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do bėhen pishtarė
e do hedhin njė dritė tė dyfishtė
nė zemrat tona si dy pasqyra binjake.

Nė njė mbremje nė rozė e blu mistike
ne do tė reflektojme tė njejtėn dritė
pėrzier plot vaj, rrėnkime e lamtumira.

Pastaj njė Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjallė
e flakėt e shuara do rimarrin jetė,
e ne do tė jemi pėrsėri sė bashku
besnikė e tė lumtur...
 

CHARLES BAUDELAIRE

Parfum egzotik


Kur, sy mbyllur, nė njė mbremje tė vakėt vjeshte
thith kendshėm aromėn e gjoksit tend tė nxehtė,
shoh para meje imazhe brigjesh tė lumtura
qė pėrflaken nė zjarre perėndimesh plot diell.

Shoh, njė ishull tė bardhė e tė vogel,
ku rriten pemė tė veēanta plot fruta gjithė aromė;
burra me trup tė vogėl, por tė fortė e,
femra me sy tė ēiltėr e plot voluptet...

Pastaj, aroma e trupit tend, mė ēon fluturim drejt
klimash mahnitese, ku shfaqet njė port plot vela
e marinarė tė sapokthyer nga udhėtime tė largėta.
E, pastaj, nga gjithė kjo endėrr, mes kengėsh detarėsh
ndjej pėrreth meje tė mė futet gjer nė shpirt thellė,
parfumi i luleve egzotike qė nė ajėr lodron pėrherė...


CHARLES BAUDELAIRE

Ne hemisferen e flokeve te tu


...Lermė t'u marr erė, tė thith thellė, pafundėsisht, aromėn e flokėve tė tu, tė zhys nė to krejt fytyren si nė ujėt e njė burimi tė kristalte e, pastaj, me gishtat e mi t'i shushpuris ato si njė shami erėmirė qė shperndan kujtime tė embla nė eter. Ah, sikur ti tė mund tė imagjinoje gjith'ato qė unė shoh, gjith'ato qė ndjej, gjith'ato qė degjoj nė flokėt e tu! Shpirti im lundron mbi parfume si shpirti i tė tjereve nė muzikė... I zhytur mes flokėve tė tu, shoh njė endėrr plot anije, vela e dyreke tė cilėt musonet i shtyjnė drejt klimash tė mrekullueshme, mes detrash pafund, aty ku qielli ėshtė tepėr blu e deti shumė i thellė, aty ku thithet ajėr i parfumuar nga aroma e frutave, barit e lėkurės njerėzore. Ja, nė oqeanin e flokėve tė tu shoh njė port plot dallgė kengėsh melankolike, me njerėz tė fortė racash tė ndryshme e plot anije lloj-llojesh tė cilat lartojnė arkitekturat e tyre tė pėrkryera nenė njė qiell tė pafund ku prehėt njė ngrohtėsi e pėrjetėshme. Duke ledhatuar flokėt e tu, ndjej ofshamat e lengatat e dikurėshme, tė pėrjetuara shtirė mbi njė divan, nė dhomėzen e njė anije tė bukur pėrkundur nga valėt e lehta tė molos; aty mes vazo lulesh e amforash freskuese. Mes vatrės sė zjarrtė tė flokėve tė tu, tani thith aromė duhani egzotik pėrzier me opium e kallam sheqeri e, ndėrkohė, nė natėn e flokėve tė tu, mė shfaqet shkėlqimi i pafund i kaltėrsive tropikale; mbi brigjet e kadifejta tė flokėve tė tu mbushem plot aroma ku ndjej pėrzier bashkė: gudron, myshk e vaj kokoje. Ah, lermė tė kafshoj floket e tu ! Kur fus gojen mes masės sė tyre elastike e rebele, mė duket se shijoj kujtimet mė tė embla!..


ZBIGNJEV HERBERT

Raport nga qyteti i rrethuar


Jam tepėr plak qė tė ngjesh pushkėn dhe tė luftoj si tė tjerėt -
mė ngarkuan pėr mėshirė rolin modest tė kronikanit
shėnoj - njė zot e di pėr kė - historinė e rrethimit
lypset me qenė i saktė por nuk di kur nisi sulmi
dyqind vjet mė parė nė dhjetor shtator
a ndoshta mbrėmbė ndaj tė gdhirė
kėtu tė gjithė janė tė sėmurė me humbjen e ndjenjės sė kohės
mbetur na ka sall vendi i lidhjes me vendin
ende s'i kemi lėshuar rrėnojat e tempujve fantazmat e kopshtieve
e shtėpive
nėse i humbim rrėnojat asgjė nuk na mbetet
shkruaj si mundem nė ritmin e javėve tė patėsosur
e hėnė: depot janė bosh njėsi e kėmbimit u bė miu
e martė: burgomistrin e vranė dofarė tė panjohurish
e mėrkurė: flitet pėr pajtime kundėrshtari internoi ambasadorėt
nuk i dimė vendndodhjet e tyre d.m.th. vendet e ekzekutimit
e enjte: pas njė mbledhje tė furtunshme me shumicė votash
hoshėn poshtė
propozimin e tregėtarėve tė manifakturave pėr kapitullim pa kushte
e premte: fillimi i murtajės e shtunė: i dha fund me vetėvrasje
N.N. njė mbrojtės i palėkundshėm e diel: s'ka ujė thyem
sulmin e portave lindore tė quajtura Portat e Testamentit
kėto tė gjitha i kuptoj njėtrajtshėm askėnd s'e shqetėson
u shmangem komentarėve pėrmbaj emocionet shkruaj pėr faktet
mė duket se vetėm ato vlerėsojnė nė tregjet jashtė shtetit
por me njė krenari tė madhe qejfi ma kish t'i rrėfej botės
se falė luftės kemi edukuar njė varietet tė ri fėmijėsh
fėmijėt tanė nuk i duan pėrrallat luajnė veēse nė vrasje
nė ėndėrr dhe zhgjėndėr ėndrrojnė pėr supė bukė dhe kocka
krejt si qentė dhe macet
mbrėmjeve ma ka ėnda tė bares kufinjve tė Qytetit
pėrgjatė sinoreve tė pasigurta tė lirisė sonė
sė larti sodis si njė fole gjigadte thneglash ushtarėt dhe zjarret e tyre
dėgjoj gjėmimet e daulleve vigmėn e barbarėve
dhe vėrtet s'e kuptoj qysh ende mbahet Qyteti
rrethimi vazhdon aq gjatė armiqtė si duket ndėrrohen
asgjė tė pėrbashkėt nuk kanė pėrpos babėzisė pėr vdekjen tonė
gotėt tatarėt suedezėt ushtarėt e Perandorit
divizionet e Shndėrrimit tė Perėndisė
s'kanė tė numėruar
ngjyra e flamujve tė tyre ndėrrohet si pylli nė horizont -
verdhėzi delikate zogthi n'prag pranvere
jeshilishte purpurake llurbe dimėrake
ndajnatė ēliruar prej faktesh mund tė vras mendjen
pėr punė tė ra tė qėkurit pėrshembull pėr aleatėt tanė
pėrtej detit e di sinqerisht na kanė pikė nė zemėr
na ēojnė miell e thasė rrumbull me dhjame dhe kėshilla tė urta
madje as nuk e dinė qė ne na tradhėtuan etėrit e tyre
aleatėt tanė tė kohės sė Apokalipsisit tė dytė
bijtė e tyre s'janė fajtorė meritojnė mirėnjohje
dhe u jemi mirėnjohės
ata s'e kanė pėrjetuar rrethimin e gjatė sa pėrjetėsia
ata qė i ka pllakosur kobi janė prore tė vetmuar
mbrojtėsit e dalaj-lama-s kurdėt malėsorėt afganė
njitash kur po shkruaj kėto rradhė ithtarėt e kompromisit
morėn capak tė pėrpjetė mbi partinė e tė patundurve
paqėndrueshmėria e rėndomtė e gjendjes shpirtėrore
zgjidhet ende prej fatit
gjithė e mė tepėr varre mbrojtės gjithė e mė pakė
por barrikada s'ėshtė shembur dhe gjer nė fund do qėndrojmė
dhe nėse Qyteti bie dhe dikush do shpėtojė
ai do ta bart nė vetvete Qytetin udhėve tė syrgjynit
ai do tė jetė Qyteti
e shohim nė fytyrė zjarrin dhe urinė dhe vdekjen
dhe atė mėnxyrėn e mėnxyrave - fytyrėn e tradhėtisė
Dhe sall ėndrrat tona janė tė pamorta


ZBIGNJEV HERBERT

Nena


Ra ai prej gjunjėve tė saj si lėmsh peri.
Ngutazi hodhi shtat dhe mori qorthi arratinė.
Ajo mbajti zanafillėn e jetės, duke e sjellur qark gishtit,
si njė myhyr tė hollė. Deshi ta mbrojė.
E ai u rrokullis prej rrėpire dhe u kap pėr mal.
Dhe vinte te ajo, firifiu, dhe heshtėte.
Tash kurrė mė s'ka pėr t'u kthyer nė fronin e ėmbėl t'atyre gjunjėve.
Duart e zgjatura shndrijnė nė terr si qyteti
I lashtė.
fotografia
me kėtė vogėlush tė palėvizshėm si shigjeta e Eleatit
vogėlushin nė barėra tė larta njėlloj sikur unė
pėrveē datės sė lindjes dhe linjave papilare
u nis im atė nė vigjilje tė luftės sė dytė persiane
gjykuar pas gjetheve dhe reve ka qenė mbase gusht
zogjtė gjingallat kumbonin erėmimin e begatė tė drithit
rridhte lumi teposhtė ai qė nė hartat romake quhet Gipanis
gjeratorja dhe afėrsia e stuhisė priren tė fshihen te grekėt
kolonitė e tyre bregdetare nuk ishin fort larg
buzagazi i vogėlushit ėshtė i padhunė i pangrysur njė grimė
ai njeh sall hijen e kapelės prej kashte hijen e pishave hijen e shpive
e nėse mugėtirėn - atėherė mugėtirėn e mbrėmjes
vogėlushi im Isaaku im pėrkule qafėzėn
gjithqysh sa hap e mshel sytė - dhimba e mandej do tė jesh
gjithė ēfarė ta ka ėnda - linjė dallėndysheje fusharake
mė duhet tė derdh gjakun tėnd vogėlushi im
qė tė mbetesh i pamėkatė nėn dritė vetėtime
i shpėtuar pėrjetė si miza nė qelibar
i bukur si fieri qė gjalloi nė qymyr


ZBIGNJEV HERBERT

Komcat
Nė kujtim tė kapitenit Eduard Herbert


Vetėm komēat shpėtuan prore
kaluan pėrmes vdekjes nė paqe
dėshmi pėr veprėn mizore
dolėn gjallė nė sipėrfaqe
tė jetės Hyu i vrasjes bilancon
dhe mėshiron mbi to ėshtė Ai
por si ta ringjallė kurmin mėton
sall n'u bėftė argjilė pėrsėri
herė reja pluskon herė zogu ajrive
gjethja bie filizi jetė merr
dhe heshtje heshtje lartėsive
dhe pyll' i smolenskit tymos terr
Vetėm komēat shpėtuan prore
korr' i tė vde****e fėrtele
vetėm komēat shpėtuan prore
ndėr uniforma dhe mantele


EMILY DICKINSON

Eshte nje qiell tjeter


Ėshtė njė qiell tjetėr,
gjithmonė i kthjellėt dhe i qartė,
Dhe ėshtė njė shkėlqim tjetėr dielli,
ndonėse duket tė jetė errėsirė;
S kanė rėndėsi pyllishtet e zbehura, Austin,
S kanė rėndėsi fushat e heshtura --
Kėtu ėshtė njė pyll i vogėl,
Me gjethe tė bleruara pėrherė;
Kėtu ėshtė njė kopsht i ndritur;
Ku kurrė njė brymė s ka rėnė;
Nė lulet e tij tė qė nuk vyshken
Dėgjoj bletėn e praruar tė gumėzhijė:
Prithee, vėllau im,
Eja nė kopshtin tim.


EMILY DICKINSON

Ėshtė njė fjalė


Ėshtė njė fjalė
Qė mbanė ngjeshur njė shpatė
Mund tė shpojė njė njeri tė armatosur --
Vėrtitė rrokjet e saja xhembore
Dhe sėrish ėshtė memece --
Mirėpo ku tė ketė rėnė ajo
Tė shpėtuarit do tė tregojnė
Nė ditėn patriotike,
Njė Vėlla me spaleta
Hoqi dorė nga frymėmarrja.

Kudo tė lind dielli frymėndalės --
Kudo tė lind dita bredhacake
Aty ėshtė mėsyemja e pazhurmė e saj --
Aty ėshtė fitorja e saj!
Spikatė shenjėtari mė symprehėt!
Gjuajtja mė e arritur
Caku mė madhėshtor i Kohės
Ėshtė shpirti "harruar!"


EMILY DICKINSON

Kam njė Mbret, i cili nuk flet


Kam njė Mbret, i cili nuk flet --
Kėshtu -- nė ēudi -- orėt kaloj lehtė
tutje ditėn duke shtyer --
Gjysmė e gėzuar kur ėshtė natė, dhe flej,
Nėse, lumturisht, nėpėr ėndėrr, tė fishkėllej
Nė sallonet, nga dita tė mbyllur.

Dhe nėse e lumtur -- kur vie mėngjesi --
Mė duket sikur njėqind lodra
Tė kenė mbėshtjellur palėt e jastėkut tim
Dhe klithmat mbushin qiellin tim fėmijėror
Dhe zilet vazhdojnė tė thėrrasin "Victory"
Nga thatėsira nė shpirtin tim.

Dhe nėse jo e lumtur -- Zogu i vogėl
Mbrenda Pemishtes, nuk dėgjohet,
Dhe unė nuk lutem dot
"At, do tė jenė tė bėra" sot
Sepse vullneti im merr rrugė tjetėr
Dhe kjo ishte thyerje betimi!


EMILY DICKINSON

Ajo fjeti nėn njė pemė


Ajo fjeti nėn njė pemė
E pėrkujtuar por nga unė.
Unė preka heshtjen e Djepit tė saj
Ajo njohu shputėn
Vendosur nė kostumin ngjyrė karmini
Dhe shih!


EMILY DICKINSON

Ambicja nuk mund ta gjejė atė


Ambicja nuk mund ta gjejė atė
Ndikimi nuk e din kėtė
Sa shumė nivele tė askundėsisė
Shtrihen ndėrmjet tyre tani.

Dje, i padallueshėm
Sot Eminent
Pėr brusin tonė tė pėrbashkėt, Pavdeksinė!
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #1 : 18/06/07, 08:08 »
0

PAUL CELAN

Nė syrin tėnd ka hyrė


Nė syrin tėnd ka hyrė
arratia qė u ep udhė pyjeve:
duke u vllazėruar me ēdocilin vėshtrim tėndin
ai mbufat sythin,
sythin e zi.
Pėrgjatė gjithė gjerėsisė sė qiellit u shtri qepalla e kėsaj pranvere.
Pėrgjatė gjithė gjatėsisė sė qepallės tendoset qielli,
dhe poshtė, nėn strehėn e sythit
pas plorit ecėn i Paraamėshueshmi,
ecėn Zoti.
O, ndjeje si kėrcet tehu,
si cijat duke u prerė
pas tė gurėzuarit, tė qashtrit,
tė stėrlashtit lot.

* * *

Numėro bajmet
Mblidhe gjithė vrerin e pagjumėsisė tėnde
Dhe shpallmė llogarinė:

Memzi hape sytė ndaj tė gdhirė
Nė orėt kur askush nuk tė sheh,
Vėshtrimin tėnd pata kėrkuar
Dhe mendimet e tua tė fshehta tė vesės
Nė shtėmbat e mia tė vagullta
Mblodha

Aty ti pėrftove
Emrin tėnd tė vėrtetė;
Vetvetja jote u bėre.
Fjala ime rrahu me ēekiē
Arkitraun e heshtjes tėnde
Dhe tek ti flatroi;
Duke dhėnė shpirt nė rrugė, ty pėr supesh tė pėrqafi,
Dhe ju tė vetėm brodhėt pėrmes natės.

Numėroji bajamet,
Kthema hidhėsirėn.


PAUL CELAN

Pasi ke ndėrruar ēelėsin


Pasi ke ndėrruar ēelėsin
Ti hap njė shtėpi, nė tė cilėn
Fėrfėllon dėborė heshtjeje.
N'akord me gjakun qė tė rrjedh
Prej syrit, prej gojės a prej veshit,
Ndėrrohet ēelėsi yt.
Ēelėsi yt ndėrrohet, ndėrrohet fjala jote,
Duke e lėnė veten ta bartin bashkė me flokėboret.
N'akord me erėn qė ty tė shtyn
bora e mbledh fjalėn shuk.


PAUL CELAN

Kenotaf


Shkėrmoqi lulet e tua, udhėtar, pa frikė shkėrmoqi:
ti i hedh ato thellėsive,
i hedh kopshtijeve.
Kush duhet tė dergjej kėtu, nuk dergjet
askund. Por bota e gjithė dergjet rreth tij.
Bota qė i ka hapur sytė
Laryshisė sė luleve.
Ajme! vetė ai, qė kish parė jo pak, vinte
Prej njė radhe verbanėsh.
ai kėpuste, i pangijshėm,
kėpuste aromat, -
dhe kush e pa kėtė, ata nuk ia falėn.
Atėherė ai u largua dhe piu njė pikėl tė ēuditshme:
Detin.
Peshqit -
u turrėn vallė peshqit pas tij?


PAUL CELAN

Argumentum Silentio
Rėne Sharit


Farkėtuar me vargonj
Midis floririt dhe heshtjes
Nata.
Tė dyja e mbajnė fort…
Tė dyja nuk ndeshin kundėrpėrgjigje.
Dhe ti
Farkėtoja tani kėtij vargoi atė
Ēka don tė zbardhėllejė njėlloj me ditėt:
Fjalėn nėn yjet flatrues,
Nėn detin shungullues.
Ēdocilės fjalė.
Ēdocilės fjalė qė i kėndon atij,
Kur ndėrseheshin qentė pėrmbrapa,
Qė i kėndonin dhe shtangonin.
Asaj, natės:
Nėn yjet flatrues, nėn detin shungullues,
i parrėfyeshėm,
gjaku i saj qė nuk u shmang, kur thumbi
i helmėt depėrtoi rrokjet.
Fjala e pathėnė - asaj.
Kundėr fjalėve tė tjera gjakėsore
me veshėt pipėz tė lėkurėrrjepėsve,
fjalėve, tė zotėrosh tė gatshmet
dhe me kohė, dhe me shekuj, ajo
dėshmon: tembrama,
nė fund, kur vetėm hallkat tringėllijnė,
dėshmojnė pėr tė, qė gjendet
midis floririt dhe heshtjes,
motra tė njė gjaku me tė, -
sepse prej nga, mė thuaj,
rrezon, nė sė jo brenda asaj qė u shfaqet
diejve, tė cilėt fundosen ngado ku lotėt e saj rrėke,
tė mbjella tė reja e tė reja.


HEINRICH HEINE

M'i puthe buzėt


M'i puthe buzėt gjer nė dhembje,
Tani duhen shėruar,
Po s'm'i shėrove gjer nė mbrėmje,
Ta marrim dhe mė shtruar.

Pėrpara ke natėn e tėrė,
E mira ime, ti!
Ajo ēka mbetet pėr t'u bėrė
Ėshtė puthja mbushur shpirtėsi.


HEINRICH HEINE

Lundrim

 
Tek direku qeshė mė kėmbė
Dhe vala valėn sillte.
- Lamtumirė! hyjnori vend!
Anija ēan nė ikje!

Shtėpizėn pas e lamė ne
Dritare-ndezur-prush;
Syshqyer mbeta pėr atje,
Po s'pėrshėndeti kush.

Hiqmuni nga sytė, ju lot,
Qė unė tė mos shoh zi.
Zemr' e lėnduar, mbahu fort
Nė dhembjen pa kufi.


HEINRICH HEINE

Ti vajzė e bukur e peshkatarit


Ti vajzė e bukur e peshkatarit
Kaiken nxirr nė zall;
Eja ulu kėtu pari,
Ku dora ledha fal.

Mbi zemėr kokėn ma mbėshtet
Dhe fare mos k'i frikė;
Ti i beson tė egrit det,
Ti i beson pėrditė.

Dhe zemra ime skaj mė skaj,
Si deti nė stuhi,
Nėpėr thellėsi tė saj
Janė perlat porsi ti.


HEINRICH HEINE

Sa herė qė shtėpisė sėnde


Sa herė qė shtėpisė sėnde
Kaloj, e vogėlo,
Gėzimi ėshtė prej zemre
Dritares kur tė shoh.

Ti syēkat si ulli
Mbi mua i pushon:
- I huaj, kush je ti,
Qė dhimbjes i ngjason?"

- Unė jam poet gjerman,
I njohur n'atė vend;
Askush mua s'mė ndan
Mė t'mirėt kur pėrmend.

Ēka mua mė mundon,
Mundon dhe shumė atje;
Nė vuajtjen, qė s'mbaron
Ēdokush dhe timen njeh."


SERGEJ ALEKSANDROVIQ JESENIN

Leter Nenes


Gjallė je, nėnoke?
Edhe unė gjallė jam!
Shėndet mė paē, shėndet!
dritė e beftė krejt kjo mbrėmje e lum
Izben tėnde, qė me mall mė pret

Thon se je ligur e je tretur
Nga meraku im, por nuk ankon
Se, pėshtjell me njė shall tė vjetėr
fillikat rrugės shpesh kalon

Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie
njė vegim i zi tė kall ty frikė
Sikur nė sherr diku nė pije
Vjen dikush e ma kėput me thikė

Kot e dashur, vuan kaq, besom
Brenga t'i fanit kėto ndėr sy
S'jam aq pijanec i lig sa thonė
Si do vdes pa tė tė parė ty?

Unė jam po foshnje, si njėherė
Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji
T'iki nga ky tym e kjo poterė
te shtėpiza jonė aty tė vij

Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė
Anekėnd tė vishet me blerim
Vetem ti, si tetė vjet mė parė
Mos mė zgjo aq herėt nė agim.


SERGEJ ALEKSANDROVIQ JESENIN

Sa e mirė qe Tanjusha


Sa e mirė qe Tanjusha
Mė tė bukur s'kish nė fshat
Sarafani me tantella
Ē'hijeshi i kish nė shtat
Te pėrroi para gardhit
Zbriti vajza plot hare
Pėrtej mjegullės sė bardhė
Hėna luante me re

Doli djali, uli kokėn kaēurrele para saj
"Lamtumir" me njė tjetėr
I tha: Fatin do ta ndaj
U zbeh vajza si qefini
Porsi vesa, erdh' u gri
Si nepėrkė i'u nder gėrsheti
Zemra iu helmua nė gji

"Oh, po ndaj dhe unė erdha
Ftohtas iu pėrgjegj ajo
"Tė tė them se do martohem
Me njė tjetėr qė mė do"
Nė mėngjes gjėmoi kisha
Ēifti s'dihej cili qe

Kurse tutje s'qanin gjelat
Pragu i Tanjės qe nė vaj
Njė sopatė e zezė tėmblin
Plagė, i'a kish bėrė asaj
Pika gjaku kish kurorė
Balli vajzės i pa fat
Sa e mirė qe Tanjusha
Mė tė bukur s'kish nė fshat


SERGEJ ALEKSANDROVIQ JESENIN

(...Pa titull 1)


Ti s'mė do? S'tė dhimbsem sado pakėz?
Nuk ta mbushkam syrin apo si?
prapseprap ti ndizesh e merr flakė
tek shtrėngohesh supeve tė mi

Mike, epsh e tėra, lajka s'dua
As i vrazhdėt nuk tė sillem dot
Veē mė thuaj: sa kėshtu si mua
puthur e shtrėnguar ke gjer sot?

Unė e di, tė gjithė hije u bėnė
Dhe s'ta shuan zjarrin pa mbarim
Prehėr pa ulur ti s'ke lėnė
Si po rri tani nė prehėrin tim

Nėse kėto ēaste ndonjė tjetėr
Sjell ndėrmend ti, syēkat kur pulit
Mos pandeh se po mėrzitem tepėr
Tjetėr kend dhe unė kam nė shpirt

S'ėshtė fat kjo lidhje mendjelehtė
po njė flakė ēasti veē, ta dish
Si tė njoha rastėsisht i qetė
"Mirėmbetėsh" do tė them sėrish

Edhe ti do marrėsh udhėn tėnde
Do bėsh pluhur ditėt plot mėrzi
Veēse mos lakmo t'i marrėsh mendjėn
Kujt s'ka njohur puthje e dashuri

krahė pėr krahė me ndonjė tjetėr djalė
Udhės kur tė shkosh ti, ku ta dish?
Mbase dhe unė do kem dalė
Pėr shėtitje, e shihemi sėrish

Ti mė fort pas tjetrit do tė ngjitesh
Dhe me kryet ulur ftotėsisht
"Mirėmbrėma " do mė pėshpėritėsh
Kurse unė "mirėmbrėma, Miss"

Dhe asgjė nuk do mė trubullojė
S'do mė dridhet shpirti pėr asgjė
Kush ka dashur s'mund tė dashurojė
Kush u dogj njė herė, s'digjet mė...


SERGEJ ALEKSANDROVIQ JESENIN

(...Pa titull 2)


Mbrėmja vetullat ngrysi. Se ē'kuaj
hingellijnė n'oborr, nuk e di
Dje na humbi rinia, mė thuaj
Dje u puthėm sė fundi tė dy?

Trojke e vone, ē'gėrhet? Me ngadalė!
jeta jonė as la gjurmė gjėkund
Ndoshta nesėr, nė shtrat tė spitalit
Do tė prehem nė paqėn e pa fundė

Apo ndoshta papritur do ndihem
I shėruar e plot gjallėri
Dhe do rri tė mbaj vesh, gjer tė shkrihem
Shushurimn' e qershive nė shi

Do harroj ē'plagė zemre mė brejtėn
Kėto vite tė turbullt stuhishė
O fytyrėz, e dashur, e shtrenjtė
Ndėr kujtime, veē ti do mė ndrish

Mund qė nesėr tė dua njė tjetėr
Po. Ta dish dhe asaj, orė e ēast
Veē pėr ty pėr mikeshėn e vjetėr
I pėrmallur gjithnjė do t'i flas

Do ti flas pėr tė bukuren kohė
Kur ne shkriheshim n'ėndėrra blu...
Koka ime e krisur moj kokė...
Ku t'u shkrep tė mė shpijėsh kėshtu?


SERGEJ ALEKSANDROVIQ JESENIN

(...Pa titull 3)


Erė, erė e dėborės, moj erė
Merrmi vitet nė krahėt e tu
Dua djalkė tė jem dhe njė herė
Apo lule e luginės diku

Nėn njė fyell bariu plot dhimbje
Dua sytė t'i mbyll nė harrim
Zile yjesh, me borėn e mbrėmjes
tė mė bien nė vesh pa pushim

Oh! Sa bukur e dredh ajo kėngėn
Nė tufan dėshprimi kur derdh
Do tė desha diku me njė kėmbė
ndanė rrugės tė rrija, si bredh

Hingėllima nė terr kur tė ndjeja
tė pushtoja kaēuben pėrbri..
Zgjati putrat, o hėnėz, drejt meje
Merrmi brengat nė qiell tek ti
 

JACQUES BREL

Vendi i sheshte
(Le plat pays )


Me detin e Veriut pėr tė fundit kufi toke,
Me dallgėt e dunave pėr tė ndaluar dallgėt,
Me shkembenjtė dallgė qė dallgėt kalojnė,
E qė s’thahen kurrė kur zbatica ujin ndjek,
Me mjegullat pa fund prej erės sė lindjes :
Ky ėshtė vendi im i sheshtė ...

Me majat e katedraleve pėr tė vetmet male
E kėmbanoret e zeza gjithandej me bollėk
Ku djajtė e gurtė kacavjeren e kapen pas reve
Me ditėt qė rrjedhėn pėr tė vetmin udhėtim
E vargonjtė e shiut pėr tė vetmin ngushėllim
Me erėn e perėndimit qė gjithkush e uron:
Ky ėshtė vendi im i sheshtė ...

Me qiellin aq tė ulėt sa s’sheh asnjė kanal
Me njė qiell aq tė ulėt gjer nė pėrulėsi
Me njė qiell aq gri e tė trishtė gjer nė harrim
Me njė qiell aq gri sa qė tė ndjell mėshirė
Me erėn e veriut qė tė bėn copė e ēikė
Me erėn e veriut qė shqyen gjithė shtėpitė :
Ky ėshtė vendi im i sheshtė ...

Me lumin Esko qė sjell pakėz erė Italie
Me Bjonden Frida qė bėhet Margo
Kur djemtė e lindur nė nėntor
Marrin jetė e bėhen tė gjallė nė maj
Kur fusha ngrohet e nxjerr avuj nė korrik
Kur era sjell gėzim bashkė me tė korrat
Kur era vjen nga jugu plot gaz e kėngė :
Ky ėshtė vendi im i sheshtė ...


Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #2 : 18/06/07, 08:08 »
0

JACQUES BREL

Nė se tė duhen
( S’ils te faut )


S’ke kuptuar gjė...

Nė se tė duhen trena pėr t’ia mbathur botės
E anije me vela qė udhėtimesh tė shpien larg
Pėr tė kėrkuar diell qė t’a mbash nė sy
E kengė qė ti lehte mund t’i kendosh
atėhere ...

Nė se tė duhet agimi pėr tė besuar tė nesėrmen
Dhe tė nesėrmen qė tė mundėsh tė shpresosh
Pėr tė gjetur shpresėn qė tė kap pėr dore
Pėr tė gjetur dorėn qė ti ke braktisur
Atėhere ...

Nė se do tė dėgjosh rrėfime e fjalė tė moēme pleqsh
Pėr t’u ngushėlluar pėr ato qė s’ke bėrė dot
Nė se poezia pėr ty humbet vlerė e bėhet lojė
E nė se jeta jote nuk ėshtė veē njė pleqėri
Atėhere ...

Nė se do tė duhet pak mėrzitje pėr t’u dukur i thellė
A rrėmujė qytetesh pėr tė harruar ēdo zhgėnjim
E pastaj delikatesė pėr t’a ndjerė vehten tė denjė
E pastaj zjarr e nevrik per t’u dukur i fortė trim
Atėhere...

Atėhere ti s’ke kuptuar asgjė ...


T.S. ELIOT

E MĖRKURĖ E PĖRHIME

I


Ngaqė s’kam shpresė tė kthehem mė
Ngaqė s’kam shpresė
Ngaqė s’kam shpresė tė kthehem
E tė arrij artin e njėrit a kapacitetin e tjetrit
Nuk e marr mundin mė tė rrekem pas kėsi punėsh
(E ē’t’i hapė krahėt kot shqiponjė e vjetėr?)
E ē’t’i vajtosh
Fuqisė sė zhdukur tė sundimit tė zakonshėm?

Ngaqė s’kam shpresė mė ta provoj
Ngadhėnjimin e luhatshėm tė orės aktuale
Ngaqė unė nuk mendoj
Ngaqė e di qė kurrė nuk do ta di
Tė vetmen fuqi tė vėrtetė kalimtare
Ngaqė nuk mund tė pi
Atje, ku pemė lulėzojnė, dhe rrjedhin kroje, se s’ka asgjė pėrsėri

Ngaqė e di qė koha ėshtė veē kohė gjithnjė
Dhe vendi ėshtė gjithnjė vend dhe vetėm vend
Dhe ē’ėshtė aktuale ėshtė aktuale vetėm pėr njė kohė
Dhe vetėm pėr njė vend
Gėzoj qė punėt janė kėshtu siē janė dhe
E mohoj fytyrėn e shenjtė
Dhe e mohoj atė zė
Ngaqė s’kam shpresė tė kthehem mė
Rrjedhimisht unė edhe gėzoj, duke m’u dashur tė ndėrtoj diēka
Pėr tė cilėn tė gėzoj

Dhe i lutem Zotit qė tė ketė mėshirė pėr ne
Dhe i lutem qė tė mund t’i harroj
Kėto ēėshtje qė me veten unė sė tepėrmi i stėrholloj
Sė tepėrmi i sqaroj
Ngaqė s’kam shpresė tė kthehem mė
Le tė gjegjen kėto fjalė
Pėr atė ēka u bė, pėr tė mos u bėrė kurrė mė
Mos qoftė dhe aq i rėndė mbi ne gjykimi

Ngaqė kėto krahė nuk janė mė krahė pėr fluturim
Por veē flatra pėr tė rrahur ajrin
Ajrin tashmė tejet tė vogėl dhe tė thatė
Mė tė thatė e tė vogėl se vullneti
Mėsona ta vrasim mendjen dhe tė mos e vrasim
Mėsona tė mbajmė vendin.

Lutu pėr ne mėkatarėt tani dhe nė orėn tonė tė vdekjes
Lutu pėr ne tani dhe nė orėn tonė tė vdekjes.

II

Zonjė, tre leopardė tė bardhė u shtrinė nėn njė dėllinjė
Nė ftohmė tė ditės, si qenė ngopur mirė e mirė
Me kėmbėt zemrėn mėlēinė time dhe atė ēka pėrmbahej
Nė qarkun e zbrazėt tė kafkės. Dhe tha Zoti
A tė jetojnė kėto kocka? a tė jetojnė
Kėto kocka? Dhe ajo ēka pėrmbahej
Nga kockat (qė ndėrkaq qenė tharė) duke cicėruar tha:
Pėr hir tė mirėsisė sė kėsaj zonje
Dhe pėr hir tė hijeshisė sė saj, dhe sepse
Ajo e nderon Virgjėreshėn nė meditime
Ne zbardhėllojmė me shkėlqim. Dhe unė kėtu i shkėlyer
Ia dhuroj veprat e mia hiēit dhe dashurinė
Pasardhėsve tė shkretėtirės dhe kungullit ujės.
Ėshtė kjo qė m’i ripėrtėrin
Zorrėt telat fibrozė tė syve dhe pjesėt e patretshme
Qė leopardėt i refuzojnė. Zonja tėrhiqet
Nė njė rrobė tė bardhė, nė pėrsiatje, nė njė rrobė tė bardhė.
Bardhėsia e kockave le tė pėrftojė harresėn.
Nė to nuk ka jetė. Siē jam unė i harruar
Dhe harruar mbetsha, kėshtu unė do tė harroja
Kėshtu pėrkushtuar, pėrqendruar nė qėllim. Dhe tha Zoti
Profetizoi erės, erės vetėm se vetėm
Era dėgjon. Dhe kockat kėnduan duke cicėruar
Me barrėn e karkalecit, thanė

Zonjė plot heshtje
E sfilitur dhe e qetė
E shkalafitur dhe e plotė
Trėndafil i kujtesės
Trėndafil harrese
Jetėdhėnėse e shkallmuar
E tmerruar nė prehje
Fillkati trėndafil
Ėshtė tashmė kopshti
Ku sosen dashuritė
Tmerr i skėterrshėm
I dashurisė sė shpėrfillur
Tmerr edhe mė i tmerrshėm
I dashurisė sė pėrfillur
Fund i rrugėtimit
Tė pafund pėr kurrkund
Zgjidhje e gjithēkaje
Tė pazgjidhshme
Shprehje e pafjalė dhe
Fjalė e pashprehur
Lavdi Nėnės
Pėr Kopshtin
Ku soset gjithė dashuria.

Nėn njė dėllinjė kockat kėnduan, hapėrdarė dhe tė bardha
Na vjen mirė qė u ndamė, pak e ndihėm njėra-tjetrėn,
Nėn njė dėllinjė nė ftohmė tė ditės, me uratėn e rėrės
Duke harruar vetveten dhe njėra-tjetrėn, bashkuar
Nė qetėsinė e shkretėtirės. Kjo ėshtė toka qė ju
Do ndani mes jush. Dhe as ndarja as bashkimi
S’kanė rėndėsi. Kjo ėshtė toka. Ne e kemi trashėgiminė.

III

Nė bėrrylin e parė tė shkallares sė dytė
U ktheva dhe pashė pėrposh
Pėrdredhur mbi parmak tė njėjtėn formė
Nėpėr avujt e ajrit erėkeq
Kėrleshur me djallin e shkallares, qė vesh
Fytyrėn mashtruese tė brengės dhe tė shpresės.

Nė bėrrylin e dytė tė shkallares sė dytė
I lashė tek pėrdridheshin, pėrpėliteshin pėrposh
Nuk kishte mė fytyra dhe shkallarja qe e errėt
E mekėt, ēatalle, si goja e njė plaku, qė i varen jargėt
A gurmazi me dhėmbė i njė peshkaqeni gėrdallė.

Nė bėrrylin e parė tė shkallares sė tretė
Hapej njė dritare barkoshe si kokrra e fikut
Dhe pas luleve tė murrizit dhe njė peizazhi me kullotė
Figura shpatullgjerė, veshur nė blu e jeshile
E mahniste majin me njė flaut antik.
Janė plot nur flokėt e shprishur, flokėt bojėgrurė mbi gojė tė shprishur,
Grurė dhe jargavan;
Eglendisje, variante nė flaut, ecejaket e mendjes nėpėr tė tretėn shkallare
Shuhen, shuhen; mund pėrtej brengės dhe shpresės
Gjatė ngjitjes sė shkallares sė tretė.

Zot, s’jam i denjė
Zot, s’jam i denjė
vetėm fjalėn sa e them.

IV

Qė ecte midis vjollcės edhe vjollcės
Qė ecte midis
Ngjyrimeve tė shumėllojshme tė gjelbėrimit tė shumėllojshėm
Shkonte nė tė bardha e blu, nė ngjyrėn e Maries,
Duke folur pėr vogėlsira
Nė padije dhe dije pėr vuajtje tė amshuar
Qė sillej mes tė tjerėve teksa ecnin,
Qė i bėri tė fortė pastaj burimet dhe tė freskėta gurrat

Bėri tė ftohtė gurėt e thatė dhe tė qėndrueshme rėrėn
Nė blunė e ēafkėlores, blunė e Maries,
Sovegna vos

Kėtej ecin motet dhe i bien mespėrmes, duke mbartur
Tej violina edhe fyej, duke e pėrtėrirė
Atė qė sillet nė kohėn midis gjumit dhe gjalljes, atė qė vesh

Dritė tė bardhė pėrthyer, prerė pėrreth saj, pėrthyer.
Mote tė reja vinė, pėrtėrijnė
Pėrmes njė reje tė ndritshme lotėsh, motet, pėrtėrijnė
Nėpėr vargje tė reja tė lashtėn rimė. Shpėtoje
Kohėn. Shpėtoje
Vegimin e parrėfyer nė ėndrrėn e sipėrme
Ndėrsa njėbrirėsha xhevahiri e heqin qivurin e praruar.

Motra e heshtur mbuluar nė tė bardha e blu
Midis bėrshenjve, prapa hyjnisė sė kopshtit
Me flautin e pafrymė, e uli kokėn dhe nėnshkroi po s’nxorri zė

Porse gurra vrujoi fort dhe zogu kėndoi poshtė
Shpėtoje kohėn, shpėto ėndrrėn
Shenjėn e fjalės sė pathėnė, padėgjuar

Gjerkur era tė shkundė njė mijė psherėtima nga bėrsheni

Dhe pas kėtij mėrgimit tonė

V

Nėse ka humbur fjalė e humbur, nėse ėshtė mekur fjalė e mekur,
Nėse fjalė e pashprehur, e padėgjuar
Ėshtė e padėgjuar, e pashprehur;
Prapė ėshtė e pashprehura fjalė, e padėgjuara Fjalė,
Fjala e pafjalė, universalja
Fjalė pėr hir tė Universit;
Dhe drita zbardhi nė terr dhe kundėr
Fjalės e paqetuara botė prapė qerthullohej
Pėrreth qendrės sė Fjalės sė heshtur.

O populli im, ē’tė paskam bėrė kėshtu.

Vallė ku do jetė ajo fjalė, ku do jehojė
Ajo fjalė? Kėtu jo, kėtu nuk ka heshtje
As nėpėr ishuj as nė dete, as
Nė kontinente, nė shkretėtirė a buzė lumenjve,
Sepse ata qė sillen errėsirės
Gjithė ditėn e ditės dhe gjithė natėn e natės
Nė orėn e duhur dhe nė vendin e duhur nuk janė kėtu
S’ka vend tė virtytshėm pėr ata qė i fshihen fytyrės
S’ka orė tė gėzuar pėr ata qė mbetėn mes zhurmash dhe zėrin e mohuan

A do lutet motra e mbuluar pėr
Ata qė sillen errėsirės, qė tė pranuan dhe tė kundėrshtuan,
Ata qė janė bėrė copė e thėrrime midis stinės dhe stinės, kohės dhe kohės, midis
Orės dhe orės, fjalės dhe fjalės, fuqisė dhe fuqisė, ata qė presin
Nė errėsirė? A do lutet motra e mbuluar
Pėr fėmijėt tek porta
Qė nuk luten dot dhe kurrė s’kanė pėr tė shkuar:
Pėr ata qė pranuan dhe kundėrshtuan

O populli im, ē’tė paskam bėrė kėshtu.

A do lutet motėr e mbuluar
Midis bėrshenjve hollakė pėr ata qė e kanė poshtėruar
Dhe nuk dorėzohen dot dhe rrinė tė tmerruar
Dhe pranojnė pėrpara botės dhe mohojnė midis shkėmbinjve
Nė shkretėtirėn e fundit midis shkėmbinjve blu tė fundit
Shkretėtira brenda kopshtit kopshti brenda shkretėtirės
Sė thatė, qė i pėshtyn nga goja farat e fishkura tė mollės.

O populli im.

VI

Ndonėse s’kam shpresė tė kthehem mė
Ndonėse s’kam shpresė
Ndonėse s’kam shpresė tė kthehem

I lėkundur midis humbjes dhe fitimit
Nė kėtė kalim tė shkurtėr ku ėndrrat kaptojnė
Muzgun ėndėrrkaptuar midis lindjes dhe vdekjes
(Bekomė, uratė) ndonėse nuk kam dėshirė t’i dėshiroj kėto punė
Nga dritarja e gjerė drejt bregut prej graniti
Velat e bardha ende valėviten detit, detit fluturojnė
Krahė tė pathyer.

Dhe zemėr e humbur ngrin dhe ngazėllohet
Pėr zėrat e humbur detit, humbur jargavanėve
Dhe shpirt i drobitur ngutet tė ngrejė krye
Pėr shufėrartin kryepėrkulur dhe erėn e humbur tė detit
Ngutet tė pėrtėrijė
Krakėllimėn e kllinzės dhe qyrylykun vėrtitės
Dhe syri i verbėr ngjiz
Format e zbrazėta midis portave prej fildishi
Dhe fryma ia rikthen tokės ranore aromėn e kripės

Kjo ėshtė koha e ankthit midis vdekjes dhe lindjes
Vendi i vetmisė ku tre ėndrra rrugėtojnė
Midis shkėmbinjve blu
Por kur zėrat e shkundur nga bėrsheni tė fashiten
Le tė shkundet bėrsheni tjetėr e t’ia kthejė.
Motėr e bekuar, nėnė e shenjtė, shpirt i kroit, shpirt i kopshtit,
Mos na lejo tė tallim veten me mashtrime
Mėsona ta vrasim mendjen dhe tė mos e vrasim
Mėsona tė mbajmė vendin
Edhe midis shkėmbinjve,
Paqja jonė nė vullnetin e Tij
Dhe midis shkėmbinjve
Motėr, nėnė
Dhe ti shpirt i lumit, shpirt i detit,
Mos mė ler mėnjanė

Dėgjoje thirrjen time.


ALFONS DE LAMARTINE

Liqeni


Kėshtu, gjithmonė shtytur, ndėr brigjet e mėrgimit,
Nė natėn e pėrjetė, tėrhequr pa rikthim,
S' do mundim, veē njė dite, nė oqean t' amshimit
Tė ndalim pėr pushim?

Liqen! shtegėtimin viti porsa e ka mbaruar,
Pranė valėve tė shtrenjta q' ajo do kish parė,
Vėshtro! po vi e ulem n' at gurin, i vetmuar,
Ku ulur e ke parė!

Kėshtu ti po gjėmoje nėn shkėmb thellė shumė
Kėshtu mbi anėt copė thėrmuar tė vėshtrova
Pėrplaste kėshtu era tallazet shkumbė - shkumbė
Mbi kėmbėt q' adhurova

Njė natė tė kujtohet? Vozitnim ne tė heshtur,
Ndėr qieje dhe mbi dallge ndigjohej misterioze,
Njė zhurmė e njė lopate qė rrihte e parreshtur
Mbi valėt melodioze.

Pa pritmas ranė tinguj qė s'ishin ndjerė nė botė,
Dhe bregu i magjepsur i ktheu valė - valė,
Dhe dallga vuri veshin, dhe zėri magjiplotė
Lėshoi kėto fjalė.

"O kohė! ndėrprite vrapin; ju ore tė hareshme,
Ndėrpritni vrrullin' e shpejtė:
Na leni tė shijojmė gėzimet e rrufeshme
Tė ditės mė tė shtrenjtė!

"Oh, sa tė mjerė nė botė luten tė gjunjėzuar,
Kalo pėr to kalo;
Dhe merr me ditėt e tyre ēdo brengė tė helmuar;
Tė lumturit harro.

"Mė kot kėrkoj akoma edhe njė ēast gėzimi,
Koha shket revan;
I them ahere mbrėmjes: Ngadalė, por agimi
Ja naten e shpėrndan.

Shpejt tė dashurojmė! Nė orėn kalimtare,
Nė ngutje t' argėtojmė!
Njeriu s'ka ku ēlodhet, dhe koha s'qėndron fare;
Rreshqet dhe ne kalojmė!

O kohė ėsht' e drejtė qė orėt e haresė,
Tė dashurisė qė derdhin lumej me lumturi,
T' na shkasin nėpėr duar po me - atė rrėmbesė
Si ēasti mė i zi?

Po si! s'do mundim vallė tė lejmė veē njė gjurmė?
Po si! pėrjetė kaluam! u humbėm si moskurre?
Kjo kohė qė na i fali, kjo kohė qė tret pa zhurmė,
S' do na i kthej mė kurrė?

Pėrjetėsi, o hiē, e shkuar, tė errta hone,
ēfar bėni m' ato ditė qė juve i gėlltitni?
Oh, folni: a do na i ktheni pėrmallėngjimet tona
Qė juve i grabitni?

Liqen! shkėmbij e shpella! o pyll i errėsuar!
Qė koha ju pėrtrinė, ju ruan pa kursim,
I ruani k'saj mbrėmje natyr' e mrekulluar,
Tė paktėn njė kujtim!

Kujtimi le tė mbes nė prehje - e suferinė,
Liqen, te pamja yte e brigjeve nė gaz,
Edhe nė t' errta pisha, ndėr shkrepe e nė rrepinė
Qė varen mbi tallaz!

Tė mbesi nė zefirin qė dridhet e kalon,
Nė zhurmėrin' e brigjeve nga brigjet pėrsėritur;
Nė hėnėn ball' argjendė, kudo qė tė ndriēon
Me rreze hije ndritur!

Dhe era q' oshėtiu, kallamat qė rėnkuan,
Dhe ajri yt i mermė aromė e parfumuar,
Tė gjithė sa - u nuhaten, u pan' e-u ndėgjuan,
Tė thonė kan' dashuruar!


HERMANN HESSE

Kenga e vdekjes se Abelit


Dergjet mbi bar Abeli i vrarė,
Vėllai Kain e braktis e shkon.
Vjen njė zog, ngjyen sqepin mė parė
Nė gjak, tmerrohet, fluturon.
Zogu fluturon mbi botėn pėrreth,
Fluturimi ėsht' i frikshėm, klithmė e tij tė rrėqeth,
Vajton njė vajtim pa mbarim:
Pėr Abelin e bukur, pėr vdekjen e tij,
Pėr Kainin e mbrapshtė e shpirtzi,
Pėr vitet e rinisė sė tij pa kuptim.
Shpejt do t'ia ngulė Kaini shigjetėn nė gii,
Shpejt do tė ndezė luftra dhe sherre ai
Nė ēdo fshat e qytet e ēdo skaj,
Do krijojė armiq pėr t'i vrarė, pastaj,
Do urrejė ata dhe veten i dėshpėruar,
Do pėrndjekė ata dhe veten i munduar
Nė ēdo rrugė duke shkuar gjersa fundi tė afrojė,
Ēasti kur Kaini vetveten tė shkatėrrojė.
Zogu fluturon dhe me sqepin e pėrgjakur
Klith kujėn e vdekjes mbi botėn mbarė,
E dėgjon atė Kaini, e dėgjon Abeli i vrarė,
E dėgjojnė njė mijė nėn kėtė qiell pėrhapur,
Po dhjetė mijė e mė shumė s'e dėgjojnė pėrreth,
Pėr vdekjen e Abelit ata s'duan tė dinė.
S'duan tė dinė as pėr Kainė,
As pėr gjakun qė nga shumė plagė rrjedh,
As pėr luftėn qė ishte gjer dje,
Pėr atė nė romane sot lexojnė se ē'qe.
Pėr tė gjithė tė ngopurit, tė gėzuarit,
Tė fortėt, tė palatuarit,
Pėr ata s'ka Kain, as Abel, as vdekje mizore
Dhe luftėn e ēmojnė si kohė madhore.
Kur ky zog vajtimtar fluturon pėrmbi ta,
E quajnė ndjellakeq, ogurzi,
Veten e ndjejnė tė fortė ata
Dhe zogun e vogėl e zėnė me gurė,
Gjersa tė heshtė dhe tė zhduket ai,
Ose ia krisin muzikės qė mos dėgjohet mė,
Se zėri i tij i trishtuar i bezdis gjithnjė.
Ky zog sot si askurrė
Me sqep tė pėrgjakur vend mė vend fluturon
Vajtimi tij pėr Abelin tejpėrtej kumbon.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #3 : 18/06/07, 08:08 »
0

HERMANN HESSE

Ne mjegull


Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
Ēdo gur e kaēubė nė vetmi,
Asnjė dru s'i sheh drurėt e tjerė,
Vetėm gjithkush rri.

Plot miq bota ime pat qenė
Kur jeta kish dritė ende;
Tani qė kaq mjegull ka rėnė
Asnjėrin s'e shoh as mė sheh.

I menēur nuk ėshtė, pa fjalė,
Ai qė terrin s'kupton,
Se si fshehtėsisht ngadalė
Nga gjithēka e veēon.

Sa ēudi tė endesh nė mjegull!
Jeta bėhet vetmi.
Asnjeri nuk njeh njerėz tė tjerė,
Vetėm gjithkush rri.


HERMANN HESSE

Nate vetmitare


Ju, vėllezėr tė shpirtit tim,
Njerėz tė mjerė larg dhe pranė,
Nėn kėtė qiell me yje pa anė
Qė n'ėndėrrime gjeni ngushėllim;
Ju tė plakur pa njė fjalė
Nėpėr netė yjezbehtė,
Duarduruar mbaheni ngadalė
Dhe ruani dhe vuani vetė,
Turmė e mjerė, e gabuar,
Lundėrtarė pa yll e pa fat,
Tė huaj e prapė me mua bashkuar,
Ma ktheni pėrshėndetjen qė ju jap!


HERMANN HESSE

Gėnjej


Gėnjej! Gėnjej! Nuk jam aq plak
Ende nuk jam velur nga jeta,
Se njė trup gruaje mė bėn sado pak
Tė mė rahin pulsi e mėnt'e shkreta.

Pėr gratė me zjarr vazhdoj t'ėndėrroj,
Pėr ca dosido e ndonjė hirperije,
Pėr njė valzer brilant qė dot s'e harroj
Edhe pėr net dashurie.
Pėr njė dashuri ėndėrroj madje,
Njė tė heshtur, tė dlirė, hirplot.
Ajo, e para, e shenjtė qe.
Pėr tė dhe sot mund tė qaj me lot.


HERMANN HESSE

Kenge dashurie


O ti qė po ta them nuk po di
Se ē'pate bėrė me mua.
Nga ditėt largohem tani,
Se vetėm natėn dua.

E art' ėshtė nata pėr mua
Si asnjė ditė pastaj.
Atje ėndėrroj pėr njė grua
Dhe flokėt e verdha tė saj.

Atje ėndėrroj lumturinė
Qė prej njė vėshtrimi u stis
Dhe kėngė dėgjoj tė mė vinė
Qė nga i largti Paradis.

Atje shikoj retė dhe rri
Kundroj gjithė natėn sa dua.
O ti qė ta them nuk po di
Se ē'pate bėrė me mua.
 

HERMANN HESSE

Lutje


Kur dorėn e vogėl me jep dhe ajo
Kaq shumė tė pathėna mė thotė,
Mos pyeta vallė mė tė kotė:
Mė dashuron apo jo?

Nuk dua qė ti tė mė dashurosh
Po veē tė tė ndjej kėtu, pranė,
Dhe ndonjėherė, ashtu, si mėnjanė,
Dorėn tė mė takosh.


HERMANN HESSE

Kenga per te dashuren ne pranveren e ftohte


Nė paradhomėn e ftohtė ora troket,
Shkon tetė, nėntė, dhjetė.
S'i numėroj, po rri pėrgjoj
Sa ngadalė koha rėshqet.

Dhe shkojnė si erė me bor' e stuhi,
Si trumbė zogjsh nė fluturim
Po se si shkojnė, s'dua ta di.
S'mė dhimben gjė, s'mė hynė nė sy,
Se janė orė qė shkojnė pa ty.


HERMANN HESSE

Sepse tė dua


Sepse tė dua, i egėrsuar,
Po vi tek ti nė kėto nete.
Me qė ti kurrė s'mė ke harruar
Dhe shpirtin tėnd mora me vete.

Me mua ėsht' e mė pėrket pėrfare.
Tė mira, tė liga, kėtu do t'i shkojė.
Prej dashuris' sime pėrvėlimtare
S'ka engjėll qė mund tė tė ēlirojė


HERMANN HESSE

Bisede mbremjeje


Ē'mė vjen ėndėrrimtare nė kėtė vend plot re?
Ta dhashė zemrėn time nė dorė e ti s'e pe.
E mbushur ishte plotpėrplot me lumturi
Dhe ishte kaq e nxehtė - si nuk e ndjeve ti?

Me njė qeshje tė thashė ma ktheve dosido.
Njė dhimbje ndjeu ajo... dhe heshti... dhe u ftoh.


HERMANN HESSE

Nenes sime


Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
Po mbeta larg e larg mėrguar
Nė kėto ditė, e dashur Nėnė,
Mė mirė ti mė ke kuptuar.

Pėr ty dhuratėn kam menduar
Edhe punuar gjat' e gjatė,
Porse mė mbet kėtu, nė duar.
Ti mbylle sytė kėtė natė.

Por ndjej se, duke e lexuar,
Mė zbutet dhimbje e kėsaj zije.
Mirėsia jote e patreguar
Mė lidh me ty me mija fije.
Edhe ēdo natė e njėjta ėndėrr

Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
Si mė rreh zemra, ta dish!
O Nėnė, Nėnė, vallė s'di
Tek unė si tė vish?
E njėjta ėndėrr net pėr net!
Si mė rreh zemra, ta dish!
O Nėnė, Nėnė, pėrse nuk do
Kėtu, tek unė, tė vish?
Nė fushat

Nė qiell enden retė pafund,
Nė fushat fryjnė e fryjnė thėllime,
Nė fushat endet e endet gjithkund
Fėmia i humbur i nėnės sime.
Nė rrugė era fryn gjethet e thata,
Nė pemė zogu klith me vajtim,
Atje, matanė malesh tė larta,
Ndodhet, diku, atdheu im.


PABLO NERUDA

Ngadalė vdes


Dalngadalė vdes ai qė bėhet skllav i zakonit,
qė pėrsėrit tė njėjtat gjėra ēdo ditė,
qė nuk ndryshon rrugė,
qė nuk rrezikon,
qė nuk ndryshon ngjyrėn e veshjeve,
qė nuk i flet atij qė nuk e njeh.
Dalngadalė vdes ai qė nuk pėrmbys tryezėn,
qė ėshtė i pakėnaqur nga puna,
qė nuk rrezikon sigurinė nga pasiguria pėr tė ndjekur njė ėndėrr,
qė nuk i lejon vetes asnjėherė nė jetė tė thyejė rregullat e vendosura.
Dalngadalė vdes ai qė nuk udhėton,
qė nuk lexon,
qė nuk dėgjon muzikė,
qė nuk zbulon hijeshi tek vetja e tij.
Dalngadalė vdes ai qė shpėrfill krenarinė e tij,
qė nuk i lė tė tjerėt ta ndihmojnė,
qė i kalon ditėt duke u qarė pėr fatin e tij tė keq,
qė ankohet pėr shiun qė nuk pushon.
Dalngadalė vdes ai qė i shmanget projektit para se tė fillojė,
qė nuk pyet pėr gjėrat qė nuk i di, dhe
qė nuk pėrgjigjet pėr gjėrat qė di.
E shmangim vdekjen me doza tė vogla,
duke kujtuar gjithmonė se tė jesh gjallė
kėrkon njė pėrpjekje shumė mė tė madhe
se thjeshtė fakti qė marrim frymė.
Vetėm durimi i paepur
do tė na bėjė tė arrijmė
lumturinė mė tė madhe.


SILKE BLUMBACH-LIRIA

E dashura e Diellit

I


Herėt, nė agimin e botės,
nė agimin e njerėzimit, pėrtej detit,
nė fillim tė Kohės sė Diellit, qė nuk mbaroi ende,
qė kurrėn e kurrės s'do tė mbarojė
sa tė kem frymė pėr ta kėnduar,
unė, pėrsėri, por nė anėn tjetėr tė detit,
qė ėshtė i vogėl dhe kudo i kufizuar,
megjithatė i pafund pėr Barkėn Diellore,
herėt, kur nė piramidat nuk kėrcehej ende,
e ngrita tempullin e Diellit nėn diell,
dielldjegur vetė dhe me sy tė mprehtė
si shpendi me pendė tė arta
qė Rrethin Diellor e mbante, qė tė fluturonte,
qė tė na ngrohte dhe na ndriēonte.
Dritė! Vapė! Ar! Transfigurim!
Shikoni: pendėt e arta i kam shpėtuar
nga koha nė kohė:
Pėr ilirėt. Pėr kaonėt. Edhe pėr ju.

II

Tokėn tonė e preka me habi dhe dashuri
si foshnje me dy koka qė zbret nga avioni
nė njė qiell tė dyfishtė, tė mrekulluar nga rrufeja,
nė shkėlqim tė kaltėr, tė paparė.
Dritėn e Fitorės e quajta Fitorėn e Dritės,
atje, ku kripa e detit mė pėrshkonte tė gjithė damarėt,
dhe nga poret dhe flokėt mė shkėlqente Dielli vetė.
Ne tė gjithė i lusnim Diellit patjetėr,
nė mėngjes dhe nė mbrėmje, ēdo ditė si sot dhe nesėr,
por prapė kam qenė e Dashura e Diellit,
unė, me sy tė flaktė dhe zemėr kambanė.
Ēfarė do tė mė japėsh? qe pyetja e zjarrtė.
Merre zemrėn, thashė.
Merri sytė, i pėshpėrita.

III

Pastaj na filloi trilogjia sarandjote,
gjithmonė nėn shenjėn e Diellit,
nė modesti, nė thjeshtėsi, nė Arbėri,
me dashuri, me mall si njė humnere dallgėzore.
Digjesha nė bregdet prej malli, por e gjeja veten
nė bar, nė gur, nė retė, nė pikat pasqyruese tė detit -
nė furtunėn, vetėm shumė mė vonė. Po nė diellin, menjėherė.
Me hapa tepėr tė vjetėr e kėrceja dhe ēkėrceja mallin
kurse nė erė mbillja flokė tė artė,
dhe erdhi dita kur vajzat e tjera mė ndoqėn nė valle
derisa fshati i tėrė e rikrijonte atė krijim fillestar,
sepse ēdo gjė qė ėshtė krijuar nė emėr tė dashurisė
rikrijohet me valle dhe me kėngė.
Prandaj kėndo, kėndo, kėndo nėn Diellin e largėt,
dridhu derisa tė shkrihen elementet:
Deti, Dielli, Toka dhe, pėr t'i pėrzier,
era e Onhezmit.

IV

Mė nė fund mė ra njė kokė nė errėsirė tė ftohtė,
nė vendin e netėve pa lumė dhe pa yll,
nė vendin e liqeneve prej guri tė tejdukshėm.
Koka e rėnė mė ka ndryshuar, por jo nė tėrėsi:
mbeti lėkura, epidermi ėshtė i vjetri
nga Barka Diellore, nga kaosi kaonik,
lėkura e gjetur jashtė vorbullit tė Valles sė Krijimit.
Pėr Diellin mė qante lėkura si foshnje e uritur
ose e urryer, me sa hapėsirė kishte.
Po sytė, qė i kam shpėtuar ose qė janė shpėtuar vetė,
mė zhvillonin pa pushim filme tė llahtarshme:
anije, skeleta tė gjallė, gjak, shpresa tė copėtuara,
krisma pėr veshtė, plehra pėr hundėn.
Dhe vinin dallgė njerėzish si nga ndonjė yll i zi,
por unė i njihja si motra dhe vėllezėr. Se nė ballė
e mbanin shenjėn e pashikueshme qė e kam dhe unė:
vurratėn e Diellit nė formė kthetre shqiponje.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #4 : 18/06/07, 08:08 »
0

SILKE BLUMBACH-LIRIA

Shigjeta ne sterkala


Shigjeta nga ekrani
shpojnė gjoksin. Shigjeta
nė petkun e lumturisė.

Nė jetofsha nė breg tė stėrkalave,
ku mė thonė "Kėtu mungon vetėm ti"
palmat, bukuviljat dhe iriqėt,
nė jetofsha, ah, nė jetofsha atje -
as delfinėt as pulėbardhat

nuk do tė mė shpėtonin
nga shigjetat kudo nė rrugė,
qė ma shpojnė gjoksin.


OKTAVIO PAZ

EMRI YT


Lind nga unė, nga hija ime,
agon nga lėkura ime,
ditė drite e kotur.
Pėllumb i egėr emri yt,
i drojtur mbi supin tim.


OKTAVIO PAZ

RETORIKĖ

1.

Kėndojnė zogjtė, kėndojnė
pa ditur ē'kėndojnė:
tėrė logjika e tyre ėshtė nė grykė.
2.
Forma qė i vishte lėvizjes
nuk ėshtė burgu, por lėkura e mendimit.
3.
Qartėsia e kristalit tė tejdukshėm
nuk ėshtė qartėsi e mjaftueshme pėr mua:
uji i kulluar ėshtė uji qė rrjedh.


OKTAVIO PAZ

FYTYRĖ E RE


NATA fshin net nga fytyra jote,
derdh vajėra nė qepallat e tua tė thata,
djeg nė ballin tėnd mendimin
dhe pas mendimit kujtesėn.

Midis hijeve qė tė pėrmbytin,
tjetėr fytyrė gdhihet.
Dhe ndiej se pranė meje
nuk je ti ajo qė po fle,
por ajo ēupka qė ishte
dhe qė priste sa tė tė merrte gjumi
qė tė kthehej e tė mė njihte.


OKTAVIO PAZ

Epitaf per nje poet


Deshi tė kėndonte, tė kėndonte
qė tė harronte
jetėn e tij tė vėrtetė prej gėnjeshtrash
dhe tė kujtonte
jetėn e tij tė gėnjeshtėrt prej tė vėrtetash


OKTAVIO PAZ

FAT POETI


Fjalė? Po, prej ajri,
dhe nė ajėr tė humbura.
Mė lėr tė humbas mes fjalėve,
mė lėr tė jem ajėr mes buzėve,
njė frymė bredharake pa rrethime
qė ajri e tret.
Edhe drita vetė nė gjirin e saj humbet.


OKTAVIO PAZ

AGIM


Duar tė shpejta tė ftohta
i heqin njė e nga njė
fashat e errėsirės
Hap sytė
ende
jam gjallė
nė qendėr
tė njė plage akoma tė freskėt.
 

OKTAVIO PAZ

SHKRIM


I vizatoj kėto shkronja
ashtu siē bėn dita me imazhet e saj
qė pastaj fryn mbi to dhe s'kthehet mė pas.


SAINT JOHN PERSE

KĖNGĖ PĖR NJĖ EKUINOKS


Mbrėmjes qė shkoi gjėmonte
dhe mbi tokėn me varre
dėgjova si kumbonte
ajo pėrgjigje ndaj njeriut,
qė qe e shkurtėr
e qė ish vetėm oshėtimė.

Mike, rrebeshi i qiellit ishte me ne,
nata e Zotit qe stuhia jonė,
dhe dashuria gjithkund ngjitej
drejt burimeve tė veta.

Unė e di, kam parė,
jeta ngjitej drejt burimeve tė saj,
rrufeja mbledh veglat e veta
nė guroret e shkretuara,
pjalmi i verdhė i pishave grumbullohet
nė qoshet e tarracave,
dhe shtalpi i Zotit shkon
tė puqet nė det me fashat
bojėmėllage tė larvave.

Zoti i hapėrdarė bashkohet me ne te larmia.

Zot, Usta i dheut,
shihni tek po bie dėborė,
dhe qielli s'ka plagė,
dhe toka e ēlirėt nga gjithēka rreh:
tokė e Sethit dhe Saulit,
e Ēe Huang Tisė dhe Keopsit.

Zėri i njerėzve ėshtė te njerėzit,
zėri i bronzit ėshtė te bronzi,
dhe diku nė botė
ku qielli s'bėn zė e shekulli s'ka beft,
lind njė foshnje
qė askush s'ia di racėn as sėrėn,
dhe gjeniu godet me grushta tė sigurt
lobet e njė balli tė pastėr.

O Tokė, Nėna jonė,
mos e vrisni mendjen
pėr kėtė soj:
shekulli ėshtė i gatshėm,
shekulli ėshtė i shtypur,
dhe jeta ndjek rrjedhėn e saj.

Njė kėngė ngrihet ndėr ne
qė s'e ka njohur burimin
e qė s'do ketė gotull te vdekja
ekuinoks i njė ore midis Tokės dhe njeriut.
 

ERICH FRIED

PĖRKUFIZIMI


Qeni
qė ngordh
dhe qė e di
se po ngordh
si qen
dhe qė mund tė thotė
se e di
qė po ngordh
si qen
ėshtė njeri.


ERICH FRIED

Kenge vjeshte


Ikėn dallėndyshet
tash vijnė ushtarėt.
Dimnri dhe lufta
rritėn nga e njėjta vdekje.

Ku e keni flakėn qė nuk pėrcėllon
ku flamurėt dhe mrekullitė:
gjarpėrin nė shkop
shkopin nė rremb lulesh.

Marria dhe mburrja
sprovojnė drejtpeshimin.
kush do tė paguajė?
Ikėn dallėndyshet.


ERICH FRIED

DITĖ TREGU


Shtyhen
para banakėve
ku shitet bashkėfajėsia
paguajnė me gjak
me gjakun e vet
dhe me tėndin.

Unė kthehem
dhe me bisht tė syrit
shikoj
tutje pėrpara veten e shoh
sesi qėndroj dhe nė dorė
thikėn dhe putirin mbaj.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Madam Butterfly
SuperGirl!...
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 15053


Lost inside your love!

Respekt: +7

Profili
« Pergjigju #5 : 18/06/07, 09:09 »
0

ERICH FRIED

VRASJE


Mė parė kohėn
pastaj mizėn
mbase miun
pastaj sa tė mundėsh njerėz
dhe pastaj kohėn.


ERICH FRIED

FLUSKA SAPUNI


Rrėmbeva
njė kashtė
dhe fryva
politikanėve
gjeneralėve
dhe policėve.

Seē shkėlqenin
tė fryrė
lloj-lloj ngjyrash
po seē shpėrthenin
sapo
t'i prekja.

Njė polic
tė cilit i thashė kėshtu
as pa e prekur
mė preku
me shkopin e tij
aq sa shpėrtheva.
 

ERICH FRIED

Eperisia e nudizmit


Frika
lake
tash si duket
mė lehtė
durohet
se mė parė
nė atė rrobėn
e rėndė
qė e
mbulonte


ERICH FRIED

FRIKA E DYSHIMTĖ


Mos dysho
nė atė
qė tė thotė
se ka frikė

Por frikė tė kesh
nga ai
qė tė thotė
se s'e njeh dyshimin.


ELISABETH BISHOP

E PARA VDEKJE NĖ SCOTIA


Nė dhomėn akull tė pritjes
nėna ime e shtriu Arturin
ndėnė kromografė:
Eduardi, Princi i Uellsit
me Princeshėn Aleksandra dhe
Mbretin Xhorxh e Mbretėreshėn Marie.
ndėnė to mbi tavolinė
rrinte njė leshko i stupur,
qėlluar e stupur nga xhaxha Arturi,
babai i Arturit.

Qysh kur xhaxha Arturi
i kėputiatij njė plumb,
Arturi nuk tha mė njė fjalė.
E mbajti tė fshehtėn e vet
mbi liqenin e bardhė akull,
tryezėn me syprinė mermeri.
Parzmin e kish tė thellė, tė bardhė,
tė ftohtė, tė bėhej ta pėrkdhelje:
sytė i kish qelqe tė kuq,
kaq shumė tė dėshirueshėm.

"Eja", mė tha nėna,
"Eja dhe thuaj pafshim
Arturit, kusheririt tėnd".
Sa u ngrita mė dhanė
njė lulak lugine
t'ia vija atij nė dorė.
Tabuti i Arturit qe
copė e ngrirė keku,
dhe leshkoja sykuq e shihte
qė liqenit tė bardhė, tė ngrirė.

Arturi qe i vockėl,
tėrė i bardhė si kukull
qė s'ėshtė ngjyrosur ende.
Xhek Frost pat nisur ta ngjyrosė
siē di tė ngjyrosė veē ai
Gjethet e Panjės (Pėrjetė).
E pat nisur me flokėt,
ca njolla tė kuqe e mandej
Xhek Frosti e hodhi furēėn,
e la atė pėrjetė tė bardhė.

Ēiftėt zemėrmirė e vezullues
rrinin ngrohtė nė tė kuq e pellusha:
kėmbėt u mbėshtilleshin
me ato pellusha rradhė zonjash.
Ata e ftuan Arturin tė qe
faqja mė e shkurtėr e gjyqit.
Po ku tė shkonte ashtu Arturi,
me atė lulak tė gjorė nė dorė,
me sytė e mbyllur sa fortė,
dhe ato rrugė humbur nė borė?
 

ELISABETH BISHOP

NĖ PARADHOMĖ


Teze Konsuela mė mori mė
vete nė Vorkest tė Masaēusetsit,
pėr njė vizitė te dentisti,
unė ulur nė paradhomė
prita qė ajo tė mbaronte.
Qe dimėr. Errej heret.
Dhoma e pritjes q e plot me
njerėz nė kėmbė,
pallto e veshje Arktiku,
llampa e revista.
Brenda qe tezja ime, mu bė
se shkoi shumė kohė
dhe tek prisja lexova
National Geographic-un
(atėherė mund tė lexoja)
e kqyra me kujdes fotot:
brendinė e njė vullkani,
tė zi, gjithė hi llave:
pastaj kur villte pėrpjetė
gulēe tė zjarrta.
Osėn dhe Martin Xhonson
veshur me kilota hipizmi,
shoshove tė latuara,helmeta shkėlqyese.
Njė tė vdekur nė pellg
"Alamet derri", qe diēitura.
Fėmijėt me koka gjithė vraja
lidhur cep mė cep me spango;
gra lėkurzeza,lakuriqe, me qafat
gisht mė gisht me tel
si qaforet e poēave tė dritės.
 

VOISLLAVA SHIMBORSKA

DISA E PĖLQEJNĖ POEZINĖ


Ndoēa,-
jo tė gjithė, pra,
jo shumica e tė gjithėve, pakica,
pa renditur shkollat ku jepet e detyruar,
as vetė poetėt,
ndofta, dy nė njėmijė, do tė jenė ata,
qė e pėlqejnė.
Veē, pėlqehet supa me makarona,
miklimet pėlqehen dhe ngjyra e kaltėr,
shalli i vjetėruar,
pėr t'u hedhur krahėve,
pėrgėzimi i qenit, pėlqehet.
Poezinė -
veē, ēfarė na qenka ajo, poezia.
Akoma asnjė pėrgjigjje e hepshme
nuk i ėshtė dhėnė kėsaj pyetje.
Ndėrsa unė nuk e di dhe nuk e di dhe kapem
pas saj,
si tek pėrfundi i shpėtimit.



VOISLLAVA SHIMBORSKA

MBRĖMJE AUTORI


O Muzė, tė mos jesh boksier do tė thotė tė mos
jesh fare.
Na e kurseve publikun ulėritės.
Dymbėdhjetė veta janė nė sallė,
tanimė koha ėshtė tė fillojmė.
Gjysma kanė ardhur, sepse shi po bie,
tė tjerėt farefisnia. O Muzė.

Gratė vilanisen nė kėtė mbrėmje vjeshte,
e bėjnė kėtė, por vetėm nė ndeshjen e boksit
Vetėm atje ka skena danteske.
Dhe robėrim. O Muzė.

Mos ji boksier, - poet tė jesh!
Tė japėsh dėnimin mė tė rreptė pėr mosmirėnjohje,-
pėr mungesė muskujsh, t'i tregosh botės
mėsimin e ardhshėm shkollor - nė rastin mė tė lumtur
o Muzė. O Pegaz.
Engjėll kal(or).

Nė rreshtin e parė plakushi i ėmbėl ėndėrron
se gruaja e vdekur nga varri u ngrit
dhe po i pjek pite me kumbulla.
Me prush tė pakėt, sepse pitja digjet,
fillojmė leximin, o Muzė.


VOISLLAVA SHIMBORSKA

FUNDI DHE FILLIMI


Pas ēdo lufte
dikush duhet tė largojė.
Njė rregull ēfarėdo,-
vetiu, pra, nuk vendoset.

Dikush duhet t'i shtyjė rrėnojat
nė anė tė rrugėve,-
tė mundet tė kalojnė
karrot mbushur me kėrma.

Dikush duhet tė zhytet
nė tym e nė hi,
nė sustat e divaneve,
ciflat e qelqeve,
dhe nė rreckat e gjakosura.

Dikush duhet tė bartė trarin
pėr tė forcuar murin,
dikush dritares t'i vėrė xhamat
dhe tė vendosė dyert nė kaseta.

Kjo s'ėshtė fotogjenike
dhe kėrkon vite.
Tė gjitha kamerat tanimė u nisėn
Pėr tjetėr luftė.

Urat prapė nevojiten
dhe stacionet nga e para
Nė zhelet do mbeten mėngėt
e infektimit.

Dikush me fshesė nė duar
kujton akoma si ka qenė.
Dikush dėgjon,
duke pohuar pa tundur kryet
Po, tashmė afėr tyre,
nisin e vėrtiten tė tjerė
tė cilėt kjo do t'i mėrzitė.

Dikush me kalimin e kohės
do tė rrėmihė nė shkurren
argumentet qė i pėrpin ndryshku, -
dhe barten nė pirgun e hedhurinave.

Ata qė e dinin
se ēfarė kishte ndodhur kėtu,
duhet t'ua lėnė vendin atyreve, -
qė dinė pak.
Dhe mė pak se pak.
Dhe sė fundi aq, sa asgjė.

Nė barin, qė rriti
shkaqet dhe pasojat,
dikush duhet tė dergjet
me kallirin nė dhėmbėt, -
dhe tė kotet me retė.


VOISLLAVA SHIMBORSKA

EPITAFI


Kėtu prehet njė plakė e thjeshtė, sikurse presja
autore e disa vjershave. Pushimin e pėrjetshėm
ia mirėpriti asaj toka, megjithėse kufoma
nuk i pėrkiste asnjėrit nga grupet letrare.
Sepse, asgjė mė tė mirė nuk ka nė varre,
pėrveē atij rimimi, rrodhes dhe bufit.
O kalimtar, nxirr nga ēanta trurin elektronik
dhe mbi fatin e Shimborskas mendo njė ēast.
 

MARIN SORESKU

MANI PERSEKUTIMI


Ti mė shtrydh
dhe mua mė duket se ti
mė shtrydh.

Ti ma shpie djalin
nė luftė
dhe mua mė duket se ti
ma shpie djalin
nė luftė.

Ti m'i merr ditėt
dhe mua mė duket se ti
m'i merr
ditėt.


MARIN SORESKU

BORXHE


Kush e paguan tingullin
qė tė ndihet kur mė fort kur mė ngadalė,
apo kur buēet gjėmė
nėpėr shpella?

Kush e mban barin
qė rin nė pranverė
dhe rritet pėr ne vazhdimisht
kushedi sa orė nė ditė?

Kush e paguan rrugėn
qė shkon vazhdimisht nė tė njėjtin drejtim,
sė paku tokėn
qė vėrtitet te ēdonjėri prej nesh
nga jugu nė veri?

Duhet tė ekzistojė dikush,
s'e di se ku, mbase nė diell,
qė t'i paguajė kėto borxhe
nga xhepi i vet.


MARIN SORESKU

GJITHĒKAJA


Gjithēka ndodhi shpejt e shpejt.

Toka improvizoi disa fije bari.
Pema improvizoi disa gjethe.
Njė zog - s'pata kohė ta shihja si e quanin -
Improvizoi njė pingėrim.
Njė grua improvizoi njė kėngė tė pėrjetshme.
Ndėrsa unė improvizova njė buzėqeshje
pėr fotografinė e jetės sime.


MARIN SORESKU

IKJA


Njė ditė prej ditėsh
kam pėr t'u ngritur nga tryeza e shkrimit
dhe do tė filloj tė largohem nga fjalėt,
nga ju
dhe nga ēdo send i veēantė.

Do tė vegojė njė mal nė horizont
e do tė ec drejt tij
derisa mali tė mbetet pas.

Mandej do t'i bije pas njė reje
Derisa ajo tė mbetet pas.

Edhe dielli do tė mbetet pas,
Edhe yjet, edhe universi mbarė…


MARIN SORESKU

PORTRETI I ARTISTIT


Ia mbatha kėpucėt e mia
rrugės.
Ia mbatha pemėt me pantallona
deri te gjethet.
Xhaketėn ia hodha erės
supeve.
Resė sė parė qė mė doli nė rrugė
ia vura nė kokė
kapelėn time tė vjetėr.

nė vdekje
tė kėqyrja veten time.

Autoportreti
mė kish dallė pėr mrekulli.

Aq e madhe ishte ngjashmėria,
sa, ngaqė kisha harruar tė nėnshkruaja,
njerėzit e shkruan vetė
emrin tim
mbi njė gur.


MARIN SORESKU

TURBULL


Dhe askush nuk do tė dijė mė pėr ty
asgjė tė saktė:
do tė kesh tri data hipotetike lindjeje
dhe dy vdekjeje.

Dhe do tė vazhdosh tė rrosh nė ndėrkohėn
mes dy viteve hipotetike.


Jean Rousselot

GJITHĖNJERĖZORE


Tė gjithė abonentėt mungojnė. Ēfarė thonė. Nga zėri i njė shpirtbutėsie me kthetra tė kuqe qė shėtit nuk ka asnjė qė tė pėrcjellė mesazhin tim.Jo, jo, jo mesazh! Doja vetėm t'u thoja…T'u thoja.T'u thoja qė jam atje. Me erėn. Me kohėn. Me gjakun.Qė jam aty i (t)rondi(t)urMe dy T si njė portė kanatahapur?Shko tė hapėsh portėn! O zot femėror me standardet e tua! Mos ndoshta njė ditė nė kinema tė kam vendosur dorėn mbi kofshė. Ti e ndjeje atė vazhdimisht, unė tė dėgjoja gurgullimat e zorrėve.Dhe thosha qė duhet tė kalojmė andej. Gjithmonė andej!Vare, pra, Thelbin e Botės!

* * *
Thonė se tmerri dhe bukuria e botės
Rikthehen pėr t'u mburrur se kanė jetuar.
Curriculum i ēuditshėm
Qė del nga grafikat
Dhe fotot ku Klitemnestra e kapur nga beli
Do tė marrė gjithmonė tė njėjtėn pėrgjigje:
Vendi tashmė ėshtė bllokuar-
Si njė kanatė qė tundetGjersa tė shkulet.
Por duhet tė shkulet ose tė shkulė vetveten
Llampa mbi korridor qė provon
Se nuk ka patur kurrė vend pėr t'u zaptuar
Nė anėn tjetėr tė natės.
 

Thérčse Plantier

THIRRJE


Duke qenė e lumtur prej dashurisė, sepse kishte vdekur njeri prej miqve tė mi, mė i miri, nuk e di cili dhe kush, e shfryja lumturinė nuk e di me ē'lloj megafoni. Tė falenderoj. Zotin? Tė mund tė qaja, tė mund tė doja, tė mund tė urreja! Po ashtu, tė falenderon maēoku im, i cili, porsa ka llupitur **** dhe mushkėri nga bebja e njė lope. Tė blera pėr mua. Nėn gėrnjepsjet e qenve, tė tėrhequr zvarrė prej fshatarėve, zotėr tė tyre, shkėrmoqej ajo qė ti e quaje shpirt, qė takėronte me shtatin e vogėl pėrmes barishteve tė kėrleshura, gjer nė ēastin kur do t'i gėlltitej mesotoraksi, prototoraksi, metatoraksi. Ti nuk je pika mizore e ujit qė qan prej rubinetit. Je shkrepėtitės, je zjarri i oxhakut, je njeriu me anė tė tė cilit i gėnjej tė gjithė, dhe njėkohėsisht kjo qe dhe madhėshtia e hirėsisė tėnde. Falė teje, di tė prish stilet qeverisėse. Ėshtė ēasti tė tė sjell blatimin, disa rropulli tė mikut tė vdekur, i cili mė ka thėnė qė njė ēast i tillė ekziston dhe qė ti ėndėrron rropullitė e mia pėr tė shuar etjen boreale pėrmes blozės shpėrthyese tė tė vde****e qė i ke kalēifikuar.



Alain Borne

DITĖ E PATOLERUESHME


Ditė e patolerueshme
Shkėmbimi i gjakut me ujin
Tė mbjellat ulėrijnė pėrgjatė rrugėve
Ku pluhuri qep xhaketa tė verbėra,
trupa tė shpėrndarė
lulėkuqe tė gjalla tė qerreve.
Dielli fluturak
Thith ujin e puseve tanė
rrėketė heshtin nė xunkthat magjepės.
Dėshira ėshtė tek gjahu i lakmuar
Qė djersa e vesh
Gjaku mė i mpiksur
Fryn nė zemrat e zeza
Shpresėn e ndriēimit.
Identifikuar

·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠· ...Cosa faresti al posto mio, se ogni pensiero fossi io??!!...·٠•●♥ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ ♥●•٠·
       
http://www.youtube.com/watch?v=y5DzX6foKbQ

http://www.youtube.com/watch?v=SzEKYu4sF4Q&feature=related
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: