Vargjet e panjohura tė Lasgush Poradecit
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: Vargjet e panjohura tė Lasgush Poradecit  (Lexuar 6798 here)
dj diamant
Vizitor
« : 29/11/08, 19:07 »
0



Pėr herė tė parė botohet nė gjuhėn shqipe doktoratura e
Lasgush Poradecit, me tė cilėn ai meritoi titullin Doktor-
Profesor. Teza i kushtohet Emineskut, poetit rumun, si dhe
lidhjet mes kulturės rumune e asaj gjermane




Dikujt ia ka kushtuar me dashuri pėr
tė mos e harruar. Rreshta qė s’i
kemi lexuar. Njė poezi, pa titull.
Poeti i ka shkruar pikėrisht mbi “Yllin e
zemrės”. Si njė reflektim apo njė amanet,
nė faqen e parė tė vėllimit, Lasgush Poradeci
i ka lėnė dikujt njė dedikim zemre.
Asaj zemre “buēim-shkretė qė vdes pėrkohė-
e lind pėrjetė”. Nė shtatė vargje, poeti
rrėfehet. I ka thirrur muzės sė tij. E ajo i ka
sjellė po ato fjalė tė mbushura me ndjenjė,
po atė tingull qė mbetet i papėrsėritshėm.
Ky dedikim ėshtė njė poezi mė vete,
e cila do tė shkruhej lehtas mbi vėllimin
poetik, e do tė mbeste aty pėr vite me
radhė. Ndoshta ai e dinte se njė ditė
dikush do t’i lexonte sėrish ato rreshta.
Thuajse e kishte parashikuar. “Kur tė mos
jem nė jetė vetė, do tė jetė zemra ime”,
shkruan ēiltėrsisht poeti. Mehmet Gėzhilli,
drejtues i shtėpisė botuese “Argeta
LMG”, e ka zbuluar fare rastėsisht, gjatė
hulumtimeve vetjake. Sipas tij, i njėjti
variant ekziston edhe nė njė ditar tė Lasgush
Poradecit, i cili ruhet nė familje ende
i pabotuar. “Pėr mua ėshtė amaneti nė
vargje i poetit. Sipas meje, kjo poezi ėshtė
gjithė kuptimi i jetės sė tij. Duket se e ka
lėnė pėr tė gjithė dashamirėsit, lexuesit e
poezisė sė tij”, thotė Gėzhilli, interesi i tė
cilit pėr veprat e pabotuara tė Lasgushit
nuk mbaron me kaq. Shumė shpejt, ai do
tė nxjerrė nė qarkullim tezėn e doktoraturės
qė Lasgush Poradeci mbrojti nė
universitetin e Gracit, nė Austri.
***
Lasgush Poradeci e njihte mirė Emineskun,
poetin e madh rumun. E vlerėsonte
tepėr si njeri, si shkrimtar, si themelues
tė letėrsisė rumune. E ēmonte po aq
sa edhe shumė tė tjerė. Edhe pėr Lasgushin,
Eminesku ishte poet i madh i kombit
rumun. Edhe ai bashkohet me zėrat
qė e cilėsojnė pėrfaqėsues tė poezisė rumune...
Po ēfarė e lidh kaq shumė lirikun
tonė, poetin e shpirtit, Lasgush Poradecin,
me poetin e madh rumun, Emineskun?
Ai ndikoi thellėsisht nė letėrsinė e Ballkanit,
ashtu edhe te Lasgushi ynė. Ai, Lasgushi,
sikurse dihet, studioi nė Rumani, u
formua atje dhe njohu nga afėr kulturėn
dhe gjuhėn e kėtij vendi. E me ndjeshmėrinė,
romantizmin e lirizmin e tij nuk
mund tė anashkalonte njė poet si Eminesku.
Ai fliste me entuziazėm pėr talentin
e fuqishėm tė poetit tė Rumanisė,
dinte pėrmendėsh vargje tė tėra prej tij,
po aq sa edhe ėshtė frymėzuar prej tij...
Nė Bukuresht, Llazar Gusho vazhdoi
studimet e larta nė Akademinė e Arteve tė
Bukura. Mė vonė, nė verėn e vitit 1924,
Qeveria e Fan Nolit i dha bursė dhe Lasgushi
regjistrohet nė Universitetin e Gracit
(Austri) nė Universitetin Karol Francik.
Studimet i pėrfundon nė 1934 nė Fakultetin
e Filologjisė, duke fituar titullin Doktor-
Profesor. Teza e tij iu kushtua pikėrisht
kėtij poeti tė madh. Iu deshėn plot pesė
vite pune dhe studimi pėr tė sjellė njė
analizė tė thellė e tė plotė, njė portretizim
tė imėt tė figurės sė madhe tė poetit, mendimtarit
e dramaturgut rumun, Eminesku.
Me pėrgatitjen, inteligjencėn dhe
aftėsitė e tij, Llazar Gusho, mund tė fliste
pėr kėdo, por zgjodhi Emineskun dhe lidhjet
letrare mes Rumanisė e Gjermanisė,
sepse pėr poetin shqiptar, kjo ishte njė
temė jo vetėm e bukur, por edhe grishėse.
Ai njihte mjaft mirė tė dy popujt. Njihte
letėrsinė, folklorin, ishte njė njohės mjaft
i thellė i psikologjisė sė dy kombeve, ashtu
siē njihte mjaft mirė gjuhėn gjermane e
atė rumune. “Eminesku i shpėrfillur dhe
ideologjia e tij popullore dhe atdhetare”
(njė studim gjenetik duke pasur sidomos
parasysh lidhjet me kulturėn gjermane),
ėshtė titulli i tezės sė doktoraturės, tė cilėn
Llazar Gusho e dorėzoi mė 23 shkurt tė vitit
1932 dhe e mbrojti atė mė 23 maj tė vitit
1933. Komisionit, tė pėrbėrė prej filozofit
Joannes Benndorf, rektor i universitetit tė
Gracit, Otto Maull, gjeograf, dekan dhe
profesor Franciscus Hertisch, iu desh rreth

POEZIA
Njė kushtim zemre, reflektim, apo amanet, nė faqen e parė
tė njė vėllimi tė “Yllit tė zemrės”, Lasgush Poradeci ka lėnė
shėnim njė poezi. Pėr herė tė parė ajo botohet nė gazetėn
“Shqip”. Dikujt ia ka kushtuar me dashuri pėr tė mos e
harruar. Rreshta qė s’i kemi lexuar. Njė poezi, pa titull. Poeti
i ka shkruar pikėrisht mbi “Yllin e zemrės”. Si njė reflektim
apo njė amanet, nė faqen e parė tė vėllimit, Lasgush
Poradeci i ka lėnė dikujt njė dedikim zemre

njė vit tė studionte tezėn e doktoraturės
sė Llazar Gushos. Vlerėsimi ishte maksimal.
“Burrit tė shquar me vlerėsim tė
veēantė. Diplomohet nė shkencat humane
nė gjermanistikė me vlerėsim tė
lartė. Ai tė gėzojė tė gjithė tė drejtat materiale
dhe morale”. Kėshtu vuloset doktoratura
e Lazarum Gushos mbrojtur nė Universitetin
e Letrave nė Grac.
E ndarė nė pesė kapituj, teza ėshtė
shkruar nga Lasgushi nė gjuhėn gjermane.
“Eminesku i shpėrfillur”, “Prejardhja
e popullit rumun”, “Fillesat e atdheut
rumun”, “Idealizimi i sundimtarit tė Moldavisė,
Stefan cel Mare”, idealizimi i sundimtarit
tė Vllahisė Micrea-Voda cel Batran”,
si dhe “Arratisje nė tė shkuarėn e atdheut”
janė temat qė poeti prek nė tezėn
e tij tė doktoraturės. Pėr herė tė parė ajo
do tė vijė edhe nė gjuhėn shqipe. Tė
drejtėn pėr kėtė botim e ka fituar shtėpia
botuese “Argeta LMG”, e cila po pėrgatit
vėllimin. Libri do tė serviret nė gjuhėn gjermane,
nė tė cilėn ėshtė shkruar nė origjinal,
si dhe nė atė shqipe, ilustruar me
dorėshkrimin e vetė autorit. Mehmet
Gėzhilli, drejtues i shtėpisė botuese, thekson
se falė bashkėpunimit e dashamirėsisė
sė dy vajzave tė Lasgush Poradecit,
Kostandinės dhe Maries, lexuesi pėr herė
tė parė do tė ketė nė dorė njė studim tė
mirėfilltė tė Lasgush Poradecit kushtuar
poetit rumun, Emineskut. “Sikurse e thekson
edhe vetė Lasgushi nė krye tė kėsaj
teze, zgjodhi ta bėnte kėtė, sepse pėr kulturėn
gjermane me atė italiane, franceze
apo angleze, ishte folur dhe ishin kryer
studime. Ato ishin trajtuar nė qindra libra.
Por kishte mbetur njė boshllėk shumė i
madh, qė ishte lidhja e kulturės rumune
me atė gjermane. Kėtė boshllėk e mbushi
njė djalė nga Shqipėria, qė quhej Llazar
Gusho”, thotė Mehmet Gėzhilli. “Unė pata
fatin qė vajzat e poetit ma besuan kėtė
doktoraturė, tė cilėn po e pėrgatisim me
njė grup tepėr tė specializuar. Vetė Maria e
kompjuterizoi fillimisht doktoraturėn e
shkruar nė gjuhėn gjermane. Pėrkthimi i
saj i pėrket Koēo Bendos, ndėrsa redaktimi
shkencor Afrim Koēit. Ndėrkaq, poezitė
e Emineskut, tė cilat ekzistojnė nė dy
variante, nė gjuhėn gjermane dhe nė atė
rumune, i janė besuar Perikli Jorgonit. Pėr
realizimin grafik ėshtė kujdesur Kleida
Malaka”, vazhdon mė tej Gėzhilli. E duke
qenė se kjo tezė doktorature i kushtohet
pikėrisht poetit mė tė madh rumun, kanė
nisur tė gjitha pėrgatitjet qė vėllimi tė botohet
edhe nė gjuhėn rumune. Doktoratura
e botuar e Lasgush Poradecit pritet tė
botohet nė muajin dhjetor. Janė tė shumta
ngjarjet qė e shoqėrojnė kėtė botim.
Libri do tė hidhet nė qarkullim me rastin e
1 dhjetorit, 90 vjet nga shpallja e pavarėsisė
sė Rumanisė, gjithashtu doktoratura
vjen edhe me rastin e 110-vjetorit tė
lindjes sė Lasgush Poradecit. Vėllimi do tė
dalė edhe me rastin e 75-vjetorit tė botimit
tė vėllimit “Vallja e yjeve”, si dhe nė
kujtim tė 25-vjetorit tė vdekjes sė bashkėshortes
sė tij Nafies, gruas qė e mbėshteti
dhe i dha kurajė nė veprimtarinė e tij
letrare. “Ne po luftojmė qė vepra tė dalė
nė muajin dhjetor. Ajo do tė shoqėrohet
edhe me njė ekspozitė, nė tė cilėn do tė prezantohet
e gjithė vepra e Lasgushit. Do tė
ekspozojmė gjithēka qė ai ka shkruar, si dhe
ēfarė kanė shkruar tė tjerėt pėr tė. Ekspozita
do tė shoqėrohet me rreth 150 fotografi
tė Lasgushit, fotografi familjare, broshura
apo kopertina tė librave. Gjithashtu, nuk
do tė mungojė as pėrjetėsimi i Lasgushit nė
pikturė apo nė skulpturė”, tregon Mehmet
Gėzhilli.
Ai tregon, ndėr tė tjera, se shtėpia botuese
ėshtė duke pėrgatitur edhe botimin e antologjisė
sė poezisė rumune, me shqipėrim
tė Lasgush Poradecit. Janė 75 autorė rumunė
qė u pėrkasin fillimeve tė poezisė rumune
deri nė vitin 1966. Lasgush Poradeci ka nisur
pėrkthimin e kėtyre autorėve nė vitin
1964. Antologja mbeti e pabotuar, nė dorėshkrim.
Gjithēka ėshtė gati. Antologjia me
pėrkthim tė Lasgush Poradecit do tė jetė nė
duart e lexuesit, me rastin e 120-vjetorit tė
vdekjes sė poetit rumun, Emineskut.

Njė mozaik lasgushian
Lasgush Poradeci ishte edhe piktor. Piktura e tij pėrqasej po
aq romantike sa edhe poezia. Ai dinte tė pikturonte po aq
mrekullueshėm sa edhe shkruante. Pėrkthente nė telajo ndjesitė
e shpirtit njėsoj siē hidhte
vargjet nė fletėt e bardha. Tė
dyja i shoqėronte nė njė harmoni
tė jashtėzakonshme. Vėllimet
e tij poetike janė shoqėruar me
piktura tė vetė autorit. Ai sjell pėr
lexuesin njė mozaik tė mrekullueshėm
lasgushian, tė pėrbėrė
nga vargjet e pikturat. Tė dyja
kėto gjini i ka sjellė me ngjyra,
me lirizėm e me plot ndjenjė.
“Piktura pėr Lasgush Poradecin
nuk ėshtė njė hobi, as diēka e shtirur dhe as njė eglendisje.
Ai ka pikturuar qė nė fėmijėri”, shkruan nė njė artikull historiani
Moikom Zeqo. Mė 1 dhjetor 1934, Lasgush Poradeci
emėrohet profesor i vizatimit dhe bukurshkrimit nė Liceun
Shtetėror tė Tiranės. Nga poeti Lasgush Poradeci ruhen 55
njėsi pikturike, ku vendin e parė e zėnė pikturat e vajit, me
ngjyra klasike, si edhe vizatime tė shumta. Pikturat e vajit tė
Lasgushit lidhen me figura femrash gati tė mitizuara. Nė
vitin 2003, nė Muzeun Historik Kombėtar u organizua ekspozita
e parė e pikturės e Lasgush Poradecit.

Lasgush
Poradeci
ilustroi me
vizatimet
e tij
botimin e
parė tė
vėllimit
poetik “Ylli
i zemrės”
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: