SHKOLLA E PARE SHQIPE NE SHKODER ne 1638
Faqe: [1]
  Printo  
Autor Tema: SHKOLLA E PARE SHQIPE NE SHKODER ne 1638  (Lexuar 14950 here)
DIABOLIQUE
Edhe ARMIKU i te gjithve.. Mund te jet MIK i dikujt!!!!
Moderator
Dore e Vjeter
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 12792

GOTIKA

Respekt: +3

Profili WWW
« : 27/03/09, 21:09 »
0

Shkolla e parė ishte nė Shkodėr

Shkollat e para shqipe janė hapur nė Shkodėr e rrethinė rreth 400 vjet mė parė dhe shkolla e lartė tė paktėn 134 vjet mė parė. Shkodra ka pasur observatorin e parė astronomik nė Ballkan. Gjatė qindvjeēarėve Shkodra ka qenė njė metropol i qytetėrimit shqiptar e madje ballkanik.
Pėr disa dhjetėvjeēarė shteti komunist e pati zyrtarizuar njė tezė tė ēuditshme, sipas sė cilės e para shkollė shqipe nė trojet shqiptare ėshtė hapur vetėm nė vitin 1887 nė Korēė. Nė kujtim tė kėsaj ngjarjeje 7 marsi qe shpallur si dita kombėtare e mėsuesit.
Shkolla e Korēės bashkė me poezinė e Naim Frashėrit qė i thotė “ta paēim pėr jetė hua” ka atė rėndėsi qė ka, por tė dhėnat historike janė tė tjera, krejt tė tjera.
Shkollat shqipe nė viset veriore tė Atdheut kanė gjalluar tė paktėn qysh prej katėrqind vjetėsh. At Donat Kurti nė njė studim tė botuar te Hylli i Dritės mė 1935 flet pėr tė parėn shkollė shqipe nė vitin 1638. Si tė parat shkolla “pėr sa dijm na” ai pėrmend “tri: shkolla e Pdhanės (lexo: Pllanės), e Blinishtit e e Shkodrės”. Pėr tė parėn thotė se ėshtė hapur mė 1638. Ndėrsa studiuesi amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) nė librin e tij tė njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present) i ēon shkollat e para shqipe pak mė pėrpara nė kohė, nė vitin 1632.
“Shkolla e parė, e dokumentuar, nė gjuhėn shqipe u hap nė Velė tė Mirditės mė 1632”, shkruan ai. Por kjo nuk ishte e vetmja. Sipas tij “Njė tjetėr shkollė mjaft e hershme ishte hapur nė Kurbin mė 1632. Pėrveē shkrimit e leximit aty mėsohej gramatika shqipe dhe pėrdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe tė tjera u hapėn “nė Pllanė, njė fshat afėr lumit Mat, mė 1638, nė Troshan, mė 1639, dhe nė vetė qytetin e Shkodrės mė 1698”. Autori pėrmend disa prej mėsuesve qė shėrbyen nė kėto shkolla. Tėrheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe njė i tretė Dhėrmiu (Dhimitėr), qė me sa duket ėshtė prej njė krahine jugore tė vendit, prej Dhėrmiut.
Mė pas u ēelėn shumė shkolla tė tjera. Derisa mė 1878, pra njė dhjetėvjeēar para “shkollės sė parė shqipe”(!) tė propagandės sė diktaturės, nė qytetet veriore shqiptare e deri nė Durrės, siē nėnvizon studiuesi amerikan, “kishte 21 shkolla tė tjera fillore shqipe, qė zhvillonin veprimtarinė e tyre”. Ai sqaron se secila prej kėtyre shkollave kishte rreth tridhjetė nxėnės, pėrveē asaj tė Prizrenit, e cila kishte tetėdhjetė”.
Pėr arsye tė njohura historike kėto shkolla fillimisht u hapėn nė rrethinė: nė Shkodėr dhe nė pėrgjithėsi nė qytete pushtuesi kishte kontroll tė fortė, tė pėrqėndruar, dhe kjo e vėshtirėsonte deri nė pamundėsi hapjen e njė shkolle shqipe.
Shkollat ishin fetare, katolike. Kjo pėrmasė ishte e kuptueshme pėr kohėn, nuk mund tė ishte ndryshe. Katolicizmi pėrfaqėsonte fenė e parė tė shqiptarėve. Nė ato kushte sidomos, kur nėpėrmjet trysnive me e ndėrrue fenė pushtuesi synonte deri asimilimin, mund tė thuhet se katolicizmi ishte pjesė qenėsore e identitetit shqiptar. Katolicizmi pėrfaqėsonte kulturėn dhe qytetėrimin perėndimor. E. Zhak citon njė klerik franēeskan shqiptar tė quajtur Leonardo, i cili, lidhur me thelbin e kėtyre shkollave, pohon: “Ne jemi mė shumė misionarė tė qytetėrimit se sa tė fesė”.
Nė kėtė hulli ėshtė edhe Kuvendi i Arbėrit, i mbajtur mė 14-15 janar 1703, tė dielėn e dytė tė Epifanisė, nė Kishėn e Shėn Kollit nė Mėrkinjė tė Lezhės. Siē dihet ai u organizua me nismėn e nėn kujdesin e drejtpėrdrejtė tė njė pape tė madh, Klementi XI, Albani. Studiuesit kanė vėnė nė dukje se nėn veshjen fetare tė kėtij kuvendi tė organizuar prej njė pape me gjak shqiptar fshihej edhe synimi i madh me e mbajtė gjallė shqiptarizmėn, nė kushtet e pushtimit osman.
Edhe fakti qė dokumentet e kėtij Kuvendi historik u botuan njėherėsh nė latinisht edhe nė shqip, treqind vjet mė parė, dėshmon qartėsisht kėtė synim, ashtu siē dėshmon se njerėzit qė shkruanin shqip nuk ishin tė pakėt, pra as shkollat ku ata kishin mėsuar e mėsonin shqip. Sivjet ishte treqindvjetori i Kuvendit tė Arbėrit dhe shteti nė Tiranė bėri gjumin e madh, bashkė me institucionet e veta akademike, pėrfshi mė tė rėndėsishmin institucion shkencor tė vendit, Akademinė e Shkencave tė Republikės sė Shqipėrisė. Vijimėsi e tė njėjtit qėndrim shpėrfillės qė u mbajt edhe pėr Nėnėn Terezė, nė vitin e Lumnimit tė saj. Po tė mos kish bėrė zhurmė shtypi, edhe aq sa u bė me kėtė rast pėr Shenjėtoren e madhe, e qė ishte shumė shumė pak, edhe aq nuk do tė ishte bėrė.
Por le tė kthehemi prapė te shkollat. Asnjė botim zyrtar nuk i pėrmend ato. Tekstet mėsimore nė shumė vėshtrime vazhdojnė me tezat e vjetra. Ndodh pėr mungesė pėrgjegjėsie tė institucioneve shtetėrore, pėr padije, pėr ateizėm, apo sepse janė gjurmėt e frymės kundėrkombėtare tė diktaturės, e cila e vinte “inernacionalizmin” e ideologjinė mbi interesat kombėtare? A tė gjitha kėto kanė gisht sė bashku nė kėtė mbasdore?
Pėrhapėsimi i njė mashtrimi tė tillė historik e ligėsisht tė shėmtuar pėr qytetėrimin e vendit tėnd, duke e ēuar hapjen e tė parės shkollė shqipe gati treqind vjet mė vonė se sa ėshtė e vėrteta e dokumentuar prej studiuesve, pėr mė tepėr nė mes tė njė Europe ku lulėzojnė universitete mijėvjeēare, ėshtė me tė vėrtetė diēka pėrbindshore. Eshtė njė ndėr shėrbimet mė tė kėqia qė i bėhet lenies (kombit) shqiptare dhe padyshim njė investim pėr llogari tė qarqeve parake etnonacionaliste ballkanike. Tė gjithė diktatorėt e rroposin popullin e vet, por jo edhe qytetėrimin e trashėguar, kulturėn e gjuhėn e tij. Ajo qė ka ndodhur e pjesėrisht po ndodh edhe sot Shqipėri, ėshtė e pakundshoqe nė llojin e vet.
Me sa duket ishte quajtur politikisht mė e dobishme qė, pėr inat tė Shkodrės e tė Veriut kundėrkomunist, pėr urrejtje ndaj katolicizmit e qytetėrimin perėndimor, le tė fundohej edhe trashėgimia kulturore e qytetėrimi europian i kombit.
Me fjalė tė tjera, jo nusja qė kruhej me mullixhinė, por plaka shtrigė klithi: pėr inat tė sime ré tim bir e shtifsha nė dhé!

Historiani amerikan Edvin Zhak nė veprėn e naltpėrmendur shton se mė 1877 nė qytetin e Shkodrės kishte edhe njė “qendėr me ndikim pėr arsimin e lartė, Kolegja e Shėn Franēesk Savierit, qė pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentė”.
Kjo shkollė e lartė ishte edhe njė qendėr shkencore pėr krejt Ballkanin, jo vetėm pėr Shqipėrinė. Sipas kėtij autori, “njė risi shkencore nė Kolegjin e Shėn Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty mė 1888, si i pari observator astronomik nė Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shėrbimet e tij tė vlefshme deri mė 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”.
Shkodra kėshtu dėshmohet edhe njė herė si njė qendėr me peshė e qytetėrimit perėndimor jo vetėm nė shkallė shqiptare, por edhe mė gjėrė, nė shkallė rajonale.
E vėrteta duhet mė nė fund tė thuhet: datat e themelimit tė shkollės sė parė tė lartė nė Shqipėri nuk lidhen me institutet qė i shpalli me shumė zhurmė pushtetit komunist e qė vazhdojnė edhe sot me u njohė si data zyrtare tė fillimit tė shkollės sė lartė. Shkolla e parė e lartė shqipe daton tė paktėn vitin 1877, kur dokumentohet Kolegji i Shėn Franēesk Savierit, qė pajiste me njohuri tregtare e teknike 400 studentė. Dokumentohet kjo datė, por nuk dihet: mund tė ketė qenė hapur edhe mė parė.
Nė studimin qė e pėrmenda mė lart At Donat Kurti jep edhe njė tė dhėnė tė mrekullueshme pėr marrėdhėniet e vendit tonė me atė revolucion teknologjik qė e tronditi botėn kulturore me fuqinė e jashtėzakonshme shtytėse qė u dha botimeve dhe kulturės nė tėrėsi: pėr lidhjet me shtypshkronjėn. Ai thekson se shtypshkronja kishte hyrė nė Obot “fill mbas tė gjetunit”, domethėnė fill pas shpikjes sė saj nga Gutenbergu. Shtypshkronja e Obotit, shkruan At Kurti, njihet mė 1493. Kjo do tė thotė se ajo ishte futur nė Shqipėri vetėm 38 vjet pasi Gutenbergu i dha vendit tė vet dhe botės prodhimin mė tė famshėm tė krijesės sė tij: Biblėn e shtypur nė shtypshkronjėn e vet.
Tridhjetė e tetė vjet pėr atė kohė janė si tridhjetė e tetė ditė sot, ndoshta mė pak. Ai pėrmend edhe shtypshkronjėn tjetėr tė Shkodrės, qė njihet mė 1563, por nuk pėrjashtohet qė edhe kjo tė jetė mė e hershme.
Shtypshkronja, siē dihet, vlerėsohet si njė prej shpikjeve mė tė mėdha tė gjithė kohėve. Studiues tė ndryshėm e vendosin Gutenbergun, autorin e kėsaj shpikjeje, ndėr njėqind njerėzit mė me ndikim nė historinė e njerėzimit. Madje amerikani Majkėll Hart (Michael H. Hart), e rendit tė tetin sipas kėtij kriteri. Futja kaq e vrullshme, e menjėhershme, e kėsaj teknologjie dėshmon se nė Shkodėr e rrethina lidhjet me Perėndimin ishin tė drejtpėrdrejta; dėshmon se aty kishte njė jetė intelektuale tė dendur, plot energji, aty shkruhej, krijohej, botohej, pėrhapej kulturė.
Cilėt libra janė botuar nė ato vite tė mugėta? Mjerisht gjatė zhvillimeve tė mėvonshme dramatike nė trojet shqiptare ato janė zhdukur. Por gjithėsesi mund tė shpresohet se diēka do tė ketė mbetur e herėdokur do tė zbulohet. Arkivat e Vatikanit e ato tė Stambollit kanė ende shumė galeri tė paprekura prej nesh. (Burimi: Pasqyra, VITI V - 24 DHJETOR 2003)

Identifikuar

<3<3<3
Llokumi_NY
i/e regjistruar!
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 5

Respekt: 0

Profili
« Pergjigju #1 : 04/02/14, 23:11 »
0

Me pelqen Buzeqesh
Identifikuar
Faqe: [1]
  Printo  
 
Shko te: