SHBA – Kalani dhe Jarani janë binjake të zhvilluara nga dy vezë të ndryshme, që janë fertilizuar nga qeliza të ndara të spermës. Kur mamaja e tyre u thotë të panjohurve se vajzat e saj janë binjake, atyre u duket e pabesueshme.

Nëna e tyre, Whitney Meyer është kaukaziane, ndërsa i dashuri i saj Thomas Dean është afro-amerikan. Jarani ngjan me të atin, ndërsa Kalani ka trashëguar ngjyrën e së ëmës.

Mundësia që një çift i racave të ndryshme të lind binjakë me ngjyrë të ndryshme lëkure është 1 në 500. Përveç dy vogëlusheve që kanë ngjyra të ndryshme ka edhe binjakë të tjerë. Ja disa nga rastet e rralla në botë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: