Real Madrid e nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri në “La Liga” pasi mbrëmë mposhti me rezultatin 2-0 Getafe-n në “Santiago Bernabeu”.

Por nëse çdo gjë ka shkuar mirë sa i takon rezultatit kështu nuk mund të thuhet mirë për një aspekt tjetër të rëndësishëm, siç është numri i tifozëve në shkallët e stadiumit.

Real Madrid mbrëmë për herë të parë që nga viti 2009 kishte më pak tifozë në një ndeshje e cila luhej në shtëpinë e tyre. 48.446 spektatorë ishin kundër Getafe-s, ndërsa në majin e vitit 2009, në sfidën e fundit të kampionatit ishin 44.270 spektatorë. Pikërisht ne verën e këtij viti do të mbërrinte CR7, prania e të cilit rriti në maksimum shikueshmërinë në stadium.

Vitin e kaluar, në sfidën e parë me Valencian ishin të pranishëm në “Bernabeu” 65 mijë shikues. Mesatarja e sezonit të kaluar ka qenë thuajse 67 mijë spektatorë, shkruan madrilenja “AS”.

Me ikjen e Ronaldos te Juvja duket qartë se kanë ikur edhe tifozët. Një tjetër fakt që e dëshmon këtë është se në 9 vitet e fundit, dy ndeshjet me rekord negativ të pranisë së spektatorëve janë shënuar kur Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e Realit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb