Shqetësimi i ngritur herë pas herë nga drejtuesit e mjeteve që përdorin Rrugën e Kombit, mbi rrezikun që paraqesin për ta kafshët që kalojnë mes për mes rrugës, duket se nuk po zgjidhet. Ditën e sotme një qytetar i është drejtuar redaksisë së “BalkanWeb”, duke ngritur shqetësimin e tij, teksa sjell një video, ku një lopë duket të kalojë në mes të kësaj rruge pa u shqetësuar fare nga automjetet që i afrohen.

Në video duket sesi shoferët frenojnë menjëherë, për të shmangur ndonjë aksident, edhe pse rreziku për ta është i pranishëm. Brenda disa sekondave, prania e lopës në mes të rrugës ka bërë që disa automjete të frenojnë për të mos u aksidentuar, e vetëm disa çaste më pas afrohet një autobus me pasagjerë.

Ndonëse dikush duhet të ishte duke u kujdesur për këtë lopë që lëviz lirshëm në mes të rrugës nacionale, duket se e ka lënë atë në mëshirë të fatit.

Për të shmangur rrezikun, drejtuesit e mjeteve janë përpjekur të devijojnë aq sa munden, pasi raste të tilla jo vetëm bllokojnë trafikun, por edhe bëhen burim aksidentesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb