Sassuolo ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të Barcelonës, Marlon. Klubi italian do të duhet që të derdhë 6 milionë euro në arkën e Barcelonës për këtë transferim.
Barcelona e ka opsionin e ri-blerjes së lojtarit si dhe 50% të çmimit në rast të shitjes së lojtarit në të ardhmen.
Si lojtar i Barça B, Marlon ka bërë tri paraqitje për skuadrën e parë në sezonin, 2016/17 (dy në La Liga dhe një në Champions League).
Në sezonin e kaluar, Marlon ishte i huazuar te Nice, ku ai bëri 26 paraqitje, dhe u rikthye këtë verë te Barcelona për turneun para-sezonal në Amerikë.
23-vjeçari ka kaluar në Itali për gjashtë milionë euro, me gjashtë të tjerë si bonuse nëse ai bën 50 paraqitje për Sassuolon.
(BalkanWeb)