TIRANE– Ministri i shtetit për çështje evropiane në ministrinë e jashtme Gjermane, Michael Roth nis sot një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në axhendën e ministrit gjerman janë planifikuar një sërë takimesh zyrtare duke nisur nga takimi me kryeministrin Edi Rama, Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, drejtues të Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor për Ballkanin Perëndimor, opozitën dhe shoqërinë civile.

Vetë Ministri Roth përmes një postimi në Twitter shkruan: “Sapo mbërrita në Tiranë. Do të takohem me Kryeministrin Rama, Ministrin Bushati me drejtues të RYCO, opozitën dhe shoqërinë civile. Dua të falënderoj veçanërisht mikun tim Ditmir Bushati që një ditë si kjo, në vend që të kalojë kohë me familjen e tij na organizoi takimin e sotëm”.


Gjermania ishte një avokate e fortë e Shqipërisë ne fund të muajit qershor, ndërsa merrej vendimi në këshillin e ministrave të BE lidhur me integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: