“Ose ai, ose unë. Njëri duhet të largohet.’ Kështu u shpreh para disa javësh trajneri i Pushkash Akademi në Hungari për lojtarin e kombëtares Liridon Latifi.

Ky i fundit që pas transferimit nga Skënderbeu nuk ka arritur të gjeje veten te skuadra e re, duke u larguar si pasojë te ekipi i dytë i kësaj skuadre.

Duket se kjo situatë i ka shërbyer lojtarit pasi në ndeshjen e fundit kundër Perutz, të vlefshme për kategorinë e tretë, ka shënuar 4 gola në vetëm 25 minuta. Në fund Pushkash Akademi B ka marrë një fitore me shifrat 5-2.

Nuk dihet nëse trajneri Pinter ka ndryshuar sadopak mendim për futbollistin pas kësaj paraqitje, por e sigurtë është se ai ka marrë një sinjal nga lojtari i cili u ble për 1 mln euro nga ekipi korçar.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb