Tri janë opsionet që ka Tirana në tavolinë për të zëvendësuar Albano Aleksin (u prezantua tek Egnatia). I pari është Idriz Batha, që ka lënë Rumaninë pas një aventure dyvjeçare. I dyti është Ardit Krymi, që luan në Bjellorusi dhe i treti është Floart Jonuzi i Vllaznisë.

Tre emra të rëndësishëm të Superiores. Nga ana tjetër, për Fjoart Jonuzin, por jo vetëm, pasi edhe për mesfushorin Arsid Kruja ka një interesim të klubit bardheblu. Kjo dyshe thuhet se po kërkohet me ngulm nga Tefik Osmani dhe Orges Shehi, me drejtuesit e Tiranës që dëshirojnë shumë t’i kenë në gjirin e tyre këta dy futbollistë.

Megjithatë, se sa mund të realizohen këto lëvizje, mbetet për t’u parë dhe zbuluar vetëm në vazhdim. Te Vllaznia krahas afrimeve të reja drejtuesit po shikojnë edhe për të bindur lojtarët aktualë, të cilëve u përfundon kontrata dhe një prej tyre dhe tejet i rëndësishëm në tri vitet e fundit me fanellën kuqeblu është edhe kuksiani i Vllaznisë, Fjoart Jonuzi.

Nga sa mësohet, ai ka qenë për pak ditë në Amerikë dhe me t’u kthyer mësohet se ka pasur menjëherë gatishmërinë e drejtuesve të klubit kuqeblu për të zgjidhur çështjen e këtij lojtari mjaft deciziv për mesfushën shkodrane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb