Patriarku i Serbisë, Irinej vlerësoi sot se çështja e Kosovës nuk duhet të zgjidhet në shpejtësi dhe se Serbia nuk duhet të heqë dorë nga lufta për të ruajtur siç tha ai “atë pjesë të territorit të saj”.

Sipas fjalëve të Kryepeshkopatës së Shenjtë në Kishën e Zotit në Vidikovac, Patriarku Irinej tha se Kosova, me popullin serb dhe me shenjtorët e tij, nuk mund të lihet në mëshirën dhe pandershmërinë e atyre që kishin shkatërruar dhe shtypur deri dje.

“Sot, kur jemi aq mirë nuk mundem, vëllezër e motra, të mos them disa fjalë për Kosovën tonë, vendin tonë të bekuar, Jerusalemin tonë, i cili është rrezikuar më shumë se kurrë në historinë e tij për shenjtorët tanë në Kosovë dhe Metohi, duke filluar me Patriarkanën e Pejës, Deçanin, Graçanicën, dhe shumë vende të tjera të shenjta”, tha ai në një liturgji të mbajtur në Beograd.

“Ky vend,- shtoi ai,- është larë me gjakun e dëshmorëve të krishterë dhe lotët e të krishterëve, prandaj ne duhet të lutemi që ata të mos na largojnë nga kjo tokë e shenjtë”.

“Prej mijëra vjetësh populli serb jeton në Kosovë dhe Metohi. Ai ngriti atje vendet e shenjta. Ne kurrë nuk mund të lejojmë që Kosova të jetë vend i dikujt tjetër dhe veçanërisht njerëzit që për vite e shekuj shkatërruan vendet tona të shenjta në Kosovë dhe Metohi”, tha patriarku.

Ai shtoi gjithashtu se duhet të lutet që “Kosova të mbetet serbe ashtu siç ka qenë gjithmonë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb