Gjithmonë të heshtur në rrjetet sociale dhe pafundësisht të dashuruar, Alessando Moggi dhe Raffaella Fico janë fotografuar nga e përjavshmja Spy gjatë pushimeve të tyre në Capri.

Prokurori sportiv dhe showgirli, ish e dashura e Mario Balotellit, janë shfaqur në poza të nxehta nga fotot e publikuara nga revista. Më parë në Mykonos dhe tani në Capri, vera për Fico dhe Moggi duket se është shumë intensive.

Të dy shfaqen shumë pak në rrjetet sociale, nuk bëjnë shumë jetë mondane dhe rrinë larg eventeve, por pushimet e tyre nuk i shpëtojnë kurrë paparacëve. Ata janë fotografuar në poza të nxehta në një yaht dhe Fico ka treguar format e saj perfekte.
(da.xha/BalkanWeb)


Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb