Të paktën 14 fansa të Backstreet Boys janë plagosur pasi një strukturë metalike në një koncert u shemb si pasojë e një stuhie në shtetin amerikan të Oklahomës.

Stafi po evakuonte fansat kur shiu dhe erërat me shpejtësi 113-128 km/h rrëzuan hyrjen e koncertit. Të plagosurit u dërguan në spital dhe deri tani vetëm dy prej tyre kanë dalë nga spitali.

Në Twitter, grupi amerikan anuloi shfaqjen duke thënë: “Ne kurrë nuk duam t’i vendosim fansat tanë në rrezik”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb