SHBA- Dhjetëra të rinj janë plagosur pasi skena në të cilën performonte këngëtarja është shembur.

Ngjarja ka ndodhur në një shkollë të mesme në Indianapolis, në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës.

Adoleshentët u bënë bashkë në skenë, për të vallëzuar së bashku me këngëtaren, por kanë rënë në dysheme nga një lartësi prej tre metrash.

Personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa raportohet se një vajzë është në gjendje kritike për jetën.

Policia në vendngjarje ka thënë se skena ishte e dobët për të mbajtur aq shumë njerëz.

https://www.youtube.com/watch?v=Bjfsqiui6fw

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: