Nuk ishte i shkurtër, nuk kishte fobi nga macet, edhe pse e donte artin nuk ishte ai që çoi Monna Lisa në France.Dhe është meritë e tij, që sot kemi ushqimin e konservuar ,kodin civil dhe përkthimin e hieroglifeve.

Francezët në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, patën si kryetar shteti nje italian i cili zotëronte një gramatikë të çalë të gjuhes italiane: Napoleone Buonaparte.

Korsika, vendi ku lindi në 1769, i ishte dorëzuar Francës nga Republika e Gjenovës që prej një viti. Prindërit e Napoleonit ishin me origjinë toskane dhe në shtëpinë e tyre flisnin italianisht. Si mundet atëherë që ai djalë i vogël i cili u zhvendos në Francë për të ndjekur një kolegj ushtarak, u bë perandor?

Si shumë të huaj të tjerë edhe atë e tallnin , e shikonin me armiqësi dhe dyshim, i urryer nga shumë njerëz, në qoftë se ai do të kishte jetuar në kohët e sotme, ai do të ndoshta do të mbyllej në një qendër pritjeje ose kthehej nga vendi nga i cili ishte nisur.

Por, pavarësisht këtyre rrethanave, gjendja sociale e tij , ambicia dhe zgjedhjet e duhura politike të tij e shndërruan aventurën e tij emigruese në një karrierë që e bëri atë të mbretërojë mbi gjysmën e Europës. Emri i këtij emigranti fatlum korsikan dhe gjysmë italian ishte Napoleon Buonaparte.

Melankolik dhe pak arrogant, egoist dhe pak i kompleksuar , ëndërrimtar por dhe një pragmatist i aftë , ishte një njeri i një mijë kontradiktave, por sidomos një i huaj në shtëpinë e pushtuesve të atdheut të tij, francezëve.

Perandori i ardhshëm i Francës u lind në Ajaccio, Korsikë, më 1769, i katërti prej 12 vëllezërve (i dyti ndë rmjet tetë të mbijetuarve). Duket se ai ishte një djalë i shkathet , të gatshëm për të sfiduar ashpë rsine e nënës së tij, Maria Letizia Ramolino (fisnike ,zbritur nga emigrantët italianë në Korsikë), me një autoritet si djali i madh , cilë si që i mungonte vë llait më të madh ,Giuseppe. Ndoshta për shkak të kësaj, babai i tij Carlo Maria, avokat, borgjez i joshur nga aristokracia, kishte menduar per Napoleonin karrierën ushtarake si dhe për djalin e madh jetën kishtare. Të dy u dërguan në kolegje prestigjioze franceze.

Bonapartët mburreshin me origjinën e tyre fisnike toskane, edhe pse ishin zhvendosur në Korsikë,në atë kohë pjesë e Genova , që në vitin 1567. Napoleoni vetë pranoi: “Unë jam italian, në vend që të jem korsikan”. Megjithatë, kjo fjali nuk duhet të mashtrojë. Ai thoshte se ishte italian, por për Italinë thonte se ishte murtajë : si çdo politikan i shqetësuar vetë për atë që mund të ishte e dobishme për të.Familjariteti me gjuhë n italiane (në Korsikë gjuha italiane ishte zyrtare) e bëri Italinë të pëlqyeshme dhe kjo është ndoshta e vërtetë pasi me kënaqësi shkonte në Itali,pasi ishte afirmuar si ushtarak dhe politikan . Por në disa raste, Napoleoni nuk bëri shumë vlerësime pozitive të karakterit Italik. Ashtu si kur princi Eugenio Beauharnais iu drejtua mëkëmbë sit të mbretit ne Itali me këto fjalë : “Ju e keni gabim kur mendoni se italianët janë si fëmijë, ka probleme tek to; mos harroni ti kujtoni atyre se unë jam zot që mund te bëj atë që dua, kjo është e nevojshme për të gjithë popujt, por mbi të gjitha për italianët, të cilët nuk i binden vecse zërit të padronit “.

Ka, megjithatë, 9 kuriozitete të tjera rreth perandorit të francezëve që ia vlen të kujtohen:

Ishte xhuxh ? Napoleoni ishte shtatshkurtër? Po, por jo “aq” i shkurtër: historianët pajtohen me faktin se ai ishte rreth 168 cm i lartë, 3 cm më shumë se mesatarja franceze e kohës kur jetoi (3 centimetra më shumë se ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy). Ky lloj përcaktimi ishte pasojë e deklaratave të anglezëve te cilët donin ti zvogëlonin famën në fushën e betejës.

A e vodhi Xhokonden?

Nuk është e vërtetë se ai e grabiti Leonardo da Vinçin: sipas historianëve piktura ishte në Francë që nga viti 1517, ku autori e kishte sjellë atë. Më pas piktura ishte blerë nga Mbreti Francis I:Napoleoni, shumë i apasionuar pas artit, në vitin 1800 u mjaftua ta vendoste portretin origjinal te Monna Lisa ne dhomen e gruas së tij Josephine, dhe më vonë Monna Lisa u bë pjesë e koleksionit të përhershëm të Luvrit (që në atë kohë quhej Muzeu i Napoleonit).Fantazia e vjedhjes së Monna Lisa nga ana e Napoleonit lindi ndoshta nga fakti se ushtarët napoleonikë me të vërtetë grabitë n disa vepra disa vepra arti gjatë fushatë s pushtuese ne Itali.

Pse e shohim shpesh në portrete me njërën dorë në gilet ?

A mos ishte nje shenjë nervoziteti? Një shenjë e dhimbjes së fortë të stomakut nga e cila vuante? Jo, ajo ishte thjesht një zakon i përhapur në mesin e atyre bë nin një një portret midis shekujve 18 dhe 19.

KUSH ËSHTË “NICKNAME”?

Nëse ai do të jetonte në kohë n e Të itter-t, ai mund të kishte zgjedhur Nabulio si pseudonimin e tij: emri me të cilin e thë rrisnin prindë rit kur ishte i vogë l.

Novator.

Ishte pikërisht gjatë fushatave napoleonike kur filloi të eksperimentohej ushqimi i konservuar: merita e kuzhinierit Nicolas François Appert i cili krijoi një metodë për të gatuar ushqim në kavanoza qelqi të mbyllura hermetikisht . Appert për shpikjen e tij u shpërblye me 12,000 franga.

HISTORIK.

E çuditshme por e vërtetë, arritja më e madhe e ekspeditës ushtarake në Egjipt nuk ishte as ushtarake apo politike, por shkencore: zbulimi nga një oficer francez i Yjeve të Rozetë s , një tryezë graniti, ku së bashku me hieroglifet ishte dhe teksti i përkthyer në greqisht . Një zbulim i një rëndësie të jashtëzakonshme: ndihmoi gjuhëtarët në fund të kuptonin hieroglifet, duke hapur rrugën për studimin e Egjiptit të lashtë.

Legjislator. Në web qarkullon legjenda se në Francë akoma është e ndaluar për ti vënë një derri emrin Napoleon, por në fakt nuk flitet në asnjë nen të Kodit të Napoleonit për këtë problem. Çfarë është, një tjetër thashethem?

Në fakt, trashëgimia më e rëndësishme e epokës së Napoleonit janë reformat e kryera në mes të 1800 dhe 1804, vite gjatë të cilave ai hartoi Kodin Civil, i qujatur Kodi Napoleon, miratuar 21 mars 1804. Gjatë periudhës së Napoleonit, sistemi administrativ francez braktisi decentralizimin e revolucionit dhe u karakterizua nga një centralizim i fortë i shtetit.

Kodi gjithashtu shkoi në rregullat për trashë giminë duke imponuar që pjesa e trashëgimisë duhet të ndahet në mënyrë të barabartë midis pasardhësve. Napoleoni, megjithatë donte,që në Kod gruaja të ishte plotë sisht e nënshtruar ndaj burrit ndaj të cilit ajo detyrohej te kishte bindje absolute : p.sh. nuk mund të nënshkruante një kontratë apo të fillojë një veprim në mënyrë të pavarur. Mosmarrëveshjet ndërmjet bashkëshortëve mund të zgjidhet nme anë të divorcit, mjafton të kë rkohej në më nyrë konsensuale .

Falë Napoleonit, u zhvillua edhe arsimi i mesë m me futjen e shkollave të mesme shtetërore, shkolla ku kë rkohej impenjim i madh dhe të rezervuara pë r të rinjtë nga familje të mira ose të rinjve me talent të jashtëzakonshëm. Shkollat ​​e mesme të Napoleonit ishin, si ato të sotme, publike, të financuara nga paratë e mbledhura nga taksat dhe investime qeveritare, dhe mësuesit ishin punonjës shtetërorë.

E ngjashme me atë që ndodh sot, shkollat ​​private u janë nënshtruar kontrolleve dhe inspektimeve nga zyrtarët e qeverisë dhe në vitin 1806 filloi funksionimin Monopoli shtetëror i arsimit një lloj të Ministrisë për Kërkime dhe Arsimin e Lartë .

Supersticioz . Dhe nuk është e vërtetë se ai kishte fobi macet. Sic shpjegon historiania Katharine MacDonogh në librin “Historia e qenve dhe maceve ne oborrin mbretë ror që nga kohë t e Rilindjes”,: nuk ka asnjë dëshmi historike që Napoleoni vuante nga ailurophobia. Por ishte supersticioz dhe si shumë evropianë të asaj kohe mbanin macet e zeza larg.

Napoleoni e donte shumë shtypin, por edhe aq shumë ia kishte frikën atij. Në një shprehje lapidare ai ka thënë: “Më shumë frikë kam nëse më vihen tre gazeta kundër, se sa njëmijë bajoneta”.

Figura e Napoleon Bonapartit ka frymëzuar gjatë kohërave mjaft njerëz të kulturës e artit, të cilët shihnin tek ai mishërimin e lirisë së popujve apo një tiran të egër, një strateg të pamundshëm apo një njeri të mundur nga historia.

Napoleoni, jo vetëm tani por edhe gjatë perandorisë së tij u kthye në një mit letrar. Për asnjë personazh historik transformimi në një mit letrar nuk ka qene kaq i shpejtë e insistues. Mjaft intelektualë evropianë i pritën me entuziazëm fushatat ushtarake të Napoleonit, pasi shihnin tek ato përmbushjen e idealeve të revolucionit, vendosjen e lirisë e drejtësisë.

Opinioni i vetë Napoleonit për karrierën e tij cilësohet më mirë në këtë citat: “Unë mbylla gjirin e anarkisë dhe solla rregull. Unë shpërbleva meritën, pavarësisht prejardhjes së gjakut, ose pasurisë, kudo ku e gjeta. Unë e rrëzova feudalizmin dhe solla barazinë për të gjithë, pavarësisht besimit fetar dhe përpara ligjit. Unë luftova monarkinë e vjetërsuar të Regjimit të Vjetër, sepse rruga tjetër ishte shkatërrimi i gjithë vlerave të Revolucionit. Unë dlirësova Revolucionin.”

Kundër Napoleonit, shtetet evropiane kanë ngritur, jo pak, por plot gjashtë koalicione. Duke parë edhe kohën e shkurtër të mbretërimit të tij, ky numër koalicionesh është konsideruar mjaft i madh.

Historianët dhe ushtarakët e kanë cilësuar si strategun më të madh ushtarak që ka jetuar ndonjëherë, duke e vënë atë mbi Jul Çezarin dhe Aleksandrin e Madh. Kur Wellingtoni është pyetur se cili ka qenë strategu më i madh, ai është përgjigjur: “Në këtë kohë, në kohërat e lashta, në çdo kohë, Napoleoni”.

Në jetën bashkëshortore Bonaparti cilësohet nga historianët si një tradhtar i lindur. Kish një filozofi ndryshe për besnikërinë. Ai e cilësonte si të ligjshme për një sovran që kishte aventura me zonjusha dhe gra të shoqërisë së lartë të Francës. Në këtë pikë kishte vetëm një kusht. Në asnjë mënyrë gruaja e tij e ligjshme nuk duhet të merrte vesh asgjë për tradhtitë e tij.

Pija e preferuar e Napoleonit ka qenë kafeja. Sipas historianëve pinte gjithmonë në drekë dhe në mbrëmje,kurse alkolin e perdorte shumë pak. Kishte vetëm një lloj vere të preferuar, “Lo Chambertin”, nga e cila merrte sasi të mëdha edhe kur ishte në fushime ushtarake. Ndërsa urrente çdo lloj ilaçi që mund t’i jepnin mjekët edhe kur duhet t’i pinte për t’u shëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb