Amerika është një prej shteteve ku të gjithë do të dëshironin të jetonin. Mirëpo, sipas një studimi të kryer nga “TransferWise” në vitin 2016, më shumë se gjysma e të rriturve të grupmoshës 18-34 vjeç  janë shprehur se po shohin mundësinë për tu larguar nga SHBA-ja.

Ndërsa një studim i realizuar nga “BAV”,  “University of Pennsylvania’s Wharton School” dhe “News & World Report”, tregon vendet më të mira për të jetuar.  Për të realizuar këtë studim janë marrë në pyetje 6 mijë të rritur jo më shumë se 35 vjeç, në Amerikë, Azi, Europë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Në vend të parë renditet Australia, e ndjekur nga Kanadaja dhe në vend të tretë renditet Italia. Listës nuk i mungojnë as shtete si SHBA-ja, Gjermania apo edhe Japonia, ndonëse kjo e fundit renditet në vendin e 20-t.

1 Australi

2 Kanada

3 Itali

4 Zelandë e Re

5 Suedi

6 Holandë

7 Britani e Madhe

8 SHBA

9 Irlandë

10 Spanjë

11 Francë

12 Danimarkë

13 Portugali

14 Gjermani

15 Luksemburg

16 Austri

17 Singapor

18 Greqi

19 Argjentinë

20 Japoni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb