KOSOVE-Presidenti i Republikës së Kosovë,s Hashim Thaçika përkujtuar masakrën më të madhe në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, atë të Srebrenicës.

“Sot i bashkohemi qytetarëve të mbarë botës, të cilët po e kujtojnë masakrën më të madhe pas luftës së dytë botërore në Evropë, masakrën e Srebrenicës”, ka shkruar presidenti në Facebook.

“Fëmijë, gra e burra u vranë egërsisht, prandaj vetëm njohja e së kaluarës dhe dënimi i kryerësve të gjenocidit, do të shërojë plotësisht dhembjen e familjarëve të tyre”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se kjo masakër nuk i dha mësim Milloshevicit, i cili më pas erdhi në Kosovë dhe bëri masakra te tjera.

“Masakra e Srebrenicës, 23 vjet më parë, fatkeqësisht nuk e ndali regjimin e Millosheviqit të kryejë masakra të tjera në Kosovë, me përmasa të një gjenocidi të ri”, ka shkruar Thaci.

“Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të heqë dorë nga kërkimi i së vërtetës dhe dënimi i kryerësve të këtyre masakrave”- ka përfunduar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: