Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


27-vjetori i rënies së komunizmit, Berisha: Lufta kundër kultit të Enver Hoxhës, qëllimi kryesor i PD

beris

TIRANE- Përkujtohet sot në Tiranë 27-vjetori i rënies së komunizmit. Në konferencën “Ju flet radio…” të organizuar në kuadër të kësaj date, 20 shkurt, ish-kreu i Partisë Demokratike ka treguar se studentët 27 vite më parë treguan qëndrueshmëri dhe kurajo.

Teksa tha se rrëzimi i monumentit të Enver Hoxhës ishte ngjarja më kulmore e fundit të diktaturës, ai tha se studentët që kërkuan rrëzimin e tij u arrestuan. Ai tha se diktatura komuniste e Ramiz Alisë vrau dhe burgosi shqiptarët deri ditën e fundit.

“Diktatura e dytë ishte ajo e mjerimit e ndërtuar qëllimisht nga diktatori Enver Hoxha, por diktatura e tretë ishte kulti i individit. Sot është jashtë imagjinate ajo periudhë e errët”, u shpreh ai.

Ai tha se rrëzimi i kultit të Enver Hoxhës ishte qëllimi kryesor i lëvizjes antikomuniste, ndaj mjediset universitare u kërkua të zbrazeshin nga bustet dhe fotot e diktatorit.

“Lëvizja studentore u mbështet nga sindikatat dhe qytetarët. Atë ditë Ramiz Alia dha urdhër në një mbledhje ushtarake që të qëllohej mbi protestuesit. Kjo është e vërteta, që urdhëri u dha, por mbetet në meritën e atyre që nuk qëlluan mbi qytetarët”, tha Berisha.

Ai tha se Neritan Ceka shmangu një gjakderdhje, kur bindi protestuesit, që të mos shkonin drejt Bllokut të zbrazur të udhëheqjes komuniste.

Qytetarët ishin të vendosur të rrëzonin kultin e diktatorit Enver Hoxha dhe e arritën këtë, tha ai.
Berisha tha se qëllimi kryesor i Partisë Demokratike është lufta kundër kultit të Enver Hoxhës.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm veprimtarë e protagonistë të ngjarjeve të viteve ’90, historianë e politikanë.

(BalkanWeb)


Komente ( 2 )

  • Eli

    O Perendi kur flet ti….fatkeqesia me e madhe e ketij kombi…por do rrosh gjate zotrote, e do shikosh si do i lajne gjyhanet e tua niper e mbesa….lopcare…

  • u pasurove ti me breza dhe tani tallesh me popullin se mos na hyn ne pune ne demokracia .nuk mbulohet vjedhjet duke luftuar pushtetin e 28 viteve me par ato iken shiko realitetin……………..