Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Tetovës.
Komuniteti LGBT në Tetovë ka organizuar një darkë iftari para selisë së tyre në Tetovë.
Në faqen e tyre zyrtare ftohen qytetarët e Tetovës të vijnë në darkën e iftarit.

Ja çfarë shkruhet në postimin e faqes së tyre:

“Të nderuar pjesëtarë të Komunitetit LGBTI, prindër, familjarë, miq dhe përkrahës.

Po i afrohemi fundit të muajt të Agjërimit- Ramazanit, muajit të solidaritetit,afërsisë dhe harmonisë mes njerëzve.

Kemi nderin tju ftojmë në Iftar me datë 12 qershorë 2018 në ora 19:30 tek Qendra e Komunitetit LGBTI në Tetovë dhe të kënaqemi me ushqime të iftarit dhe biseda të këndshme.

Me dashuri

LGBT united Tetovë”

Ky organizim ka shkaktuar revoltë dhe pakënaqësi të të madhe tek besimtarët musliman në vend, pasi sipas fesë muslimane homoseksualizmi është në kundërshtim me besimin e këtij religjioni. Një hoxhë i këtij vendi ka reaguar duke thënë se ky gjest është abuzim për fenë islame dhe një irritim për muslimanët. Ai kërkon nga institucionet ndërgjegjëse të reagojnë në kohë që të parandalohet organizimi i një iftari të tillë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb