TIRANE- Saimir Tahiri bën një tjetër deklaratë të fortë dhe pranon indirekt që ka persona që mund të kenë komplotuar kundër tij.

Ndërsa Fevziu i përmendte emra të rëndësishëm si Rama, Xhafaj e Llalla, Tahiri nuk pranoi t’i përgjigjej. Ai tha se do vinte dita që të merrej me ata, por s’tha kurrë kush ishin.

Fevziu: Kush po tenton t’ju çojë në burg?

Tahiri: Mua me intereson të dalë e vërteta.

Fevziu: Kush po e bën komplotin ndaj jush?

Tahiri: Nuk më interesojnë fare.

Fevziu: Keni dijeni që kërkohet arrestimi i Çakos nga italianët?

Tahiri: Nuk kam dijeni..

Fevziu: A ka njerëz që po tentojnë t’ju nxjerrin nga politika vetëm njerëz të fuqishëm mund ta bëjnë këtë?

Tahiri: Unë do sakrifikoja vetëm për qetësinë e familjes sime, s’më interson kjo loja kukafshehtasi, por të jesh i bindur që do vijë dita ime të merrem edhe me ta.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: