Në 20-vjetorin e “Opinion”, Blendi Fevziu rrëfen për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare” se do të rikthehet në 7 shtator në një transmetim maratonë prej 10 orësh. E duke folur për emisionin e tij, moderatori ndan me lexuesit tanë edhe tekat dhe manitë e të ftuarve. Më tej ai flet edhe për marrëdhëniet që ka me politikanët shqiptarë, duke veçuar Ramën dhe Berishën. E si një adhurues i udhëtimeve, Blendi ndan edhe eksperienca e tij mes kulturave historisë të vendeve që viziton. Birmania duket se do të jetë destinacioni i kësaj vere për të. Babai i dy vajzave, gazetari nuk ka asnjë peng që nuk ka një djalë, por pengu tij më i madh është që s’ka kaluar kohë mjaftueshëm me vajzën e tij të madhe.

Si ka nisur vera për Blendin?
Me më shumë pushime e njëkohësisht me një impenjim më të madh. Në 7 shtator po mendojmë një takim të veçantë për të festuar 20-vjetorin e emisionit “Opinion”. Ka nisur më 31 gusht 1997. Është një organizim i vështirë, që po mundohemi ta bëjmë sa më interesant.

Keni lënë pas një sezon të ngjeshur në “Opinion”. Si ka qenë në këndvështrimin tuaj?
Unë besoj se ka qenë ‘OK’, por për këtë duhen pyetur më shumë shikuesit.

Cila ka qenë puntata më e vështirë që ka realizuar Blendi gjatë këtij sezoni? Po i ftuari më tekanjoz?
Nuk di t’ju them se cila ka qenë puntata më e vështirë. Çdo puntatë ka vështirësinë e saj, edhe ajo që duket më e thjeshta. I ftuar tekanjoz? Ka shumë të tillë. Shumica e të ftuarve kanë tekat dhe manitë e tyre.

Shpesh dukeni agresiv me disa politikanë, në fakt si i keni marrëdhëniet me ta jashtë kamerave?
Korrekte pothuaj me të gjithë.

Është përfolur shumë në media për largimin tuaj nga Berisha. I keni çuar një ftesë?
Nuk kam punuar ndonjëherë për Berishën që të largohesha prej tij. Unë kam pasur një raport më miqësor me të, i cili në 2012 ngriu për arsye që i kam sqaruar disa herë. As kam bërë fjalë, as debat me Berishën. Thjesht nuk kemi komunikuar më, pas njërit prej emisioneve të mi.

Intervistën e plotë mund ta lexoni duke klikuar në linkun e mëposhtëm: http://www.gsh.al/2017/08/03/blendi-fevziu-pushime-dhe-impenjime-per-20-vite-opinion-surpriza-10-ore-transmetim-maratone-ne-shtator/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb