Kryeministri Edi Rama ka folur në televizionin France24 edhe për zhvillimet në Maqedoni. I pyetur nga gazetarja nëse ai po e rindez flakën e Shqipërisë së madhe siç e akuzon Rusia, kryeministri tha se shqiptarët kërkojnë një Europë të madhe jo një Shqipëri të madhe në Europë.

Por ndërsa gazetarja i ka quajtur minoritet shqiptarët në Maqedoni, Rama e ka korrigjuar duke i thënë se shqiptarët janë entitet që kanë krijuar shtetin bashkë me maqedonasit dhe përbëjnë më shumë se 35% të popullsisë.

Ju folët vetë për fuçi baruti, në fakt në Maqedoni ka një krizë politike që po zgjat qysh prej dy vjetësh dhe Rusia ju akuzon se po favorizoni minoritetin shqiptar. A nuk po rindizni ju flakën e Shqipërisë së Madhe, është kjo akuza që ju bëjnë rusët dhe a keni frikë se mos po nxirrni rrezikun e një lufte në rajon?

Së pari në maqedoni nuk ka një minoritet por një etnitet shqiptarësh që bashkë me etnitetin maqedonas krijojnë shtetin e Maqedonisë. Ka më shumë se 35% shqiptarë në Maqedoni pra nuk është një minoritet dhe e vetmja gjë që shqiptarët e Maqedonisë kërkojnë është respektimi i marrëveshjes së Ohrit e nënshkruar nën udhëheqjen euroamerikane dhe të gëzojnë liri e të drejta të barabarta si qytetarë.

Kjo është e thjeshtë, s’ka lidhje me Shqipërinë e Madhe sepse ne duam një Europë të madhe dhe jo një Shqipëri të madhe në Europë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154613078781523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: