Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Adrian Civici: E pamundur që buxheti të shërbejë si lavatriçe për pastrim parash

Qivici

TIRANE- Eksperti i ekonomisë Adrian Civici ka komentuar buxhetin e vitit 2018. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, ai thotë se praktikisht është e pamundur që buxheti i një shteti të shërbejë si “lavatriçe për pastrim parash”.

Nga ana tjetër ai thotë se nisur nga paketa fiskale, rezulton se taksat kanë ardhur në rritje.

“Duhet të jemi më të kujdesshëm sa i takon rritjes së taksave. Kjo është një temë që diskutohet edhe në vende të tjera. Duke njohur shtresëzimin që ka shoqëria shqiptare, nivelin e të ardhurave dhe konsumin që ka, duhet të jemi më të kujdesshëm. Shqiptare nuk ka shpatulla të tilla sa të mbaje një rritje tjetër taksash”, u shpreh Civici.

(BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • Po normalisht qe eshte e pamundur po cfare ti thuash lulushit? Ja mbush dot mendjen qe nuk eshte ashtu? Nuk ja mbush dot se duke qene se menyra se si ato investonin ne shuma te medha ishin vetem ne saje te lekve qe beheshin nga lazarati dhe kete e ka pranuar dhe vete berisha. Tani cti thuash tjeter?



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.