ABU DHABI- Një përpjekje për të thyer një rekord, për të fluturuar rreth botës në një avion me energji diellore ka nisur nga Abu Dhabi.

Avioni, i quajtur Solar Impulse-2, u ngrit nga Emirat në rrugën drejt lindjes të Muscat në Oman.

Gjatë pesë muajve të ardhshëm, avioni do të kalojë nga kontinenti në kontinent, do të kalojë oqeanin Paqësor dhe atë Atlantik.

Andre Borschberg po kontrollon mjetin njëvendesh, teksa ai nisi fluturimin në 07:12 sipas orës lokale. Piloti do të ndajë detyrat në kohën e duhur, me kolegun zviceran, Bertrand Piccard.

Plani është për të ndaluar në vende të ndryshme rreth globit, për të pushuar dhe për të kryer mirëmbajtjen dhe gjithashtu për të përhapur një fushatë sensibilizuese rreth teknologjive të pastra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb