Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Brazil - Kosta Rika

RUSI 2018
17:00

Nigeri - Island

RUSI 2018
20:00

Serbi - Zvicër


Afati i ri/ Arben Ahmetaj: Taksa e re e pronës do të nisë nga 1 janari 2019 (Video)

closing of the year, which stated that the Albanian economy has emerged from the crisis and is gradually increasing.

Qeveria ka vendosur një afat të ri për zbatimin e taksës së pronës, pasi bashkitë nuk janë gati për zbatimin e saj. Kështu, që kjo është shtyrë për janarin e vitit të ardhshëm.

Deklarata e Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj bëhet pas shqetësimit që kanë shprehur disa Bashki për mungesën e bazës së te dhënave që ka nevojë për rifreskim. Gjithashtu, edhe bashki të tjera si ajo Tiranës, Durrësit e Shkodrës kanë njoftuar nisjen e aplikimit dhe mbledhjen përmes faturës së ujësjellës kanalizimeve, ndaj edhe është vendosur shtyrja e taksës.

“Periudha 2018 është një periudhë tranzitore, që i lejon njësive vendore të përgatiten më mirë në mënyrë që në 1 janar 2019 të gjitha njësitë vendore të aplikojnë taksën e pronës në bazë të vlerës. Taksa e pronës nuk është një taksë e re, nuk është rritur, është bazuar te vlera. Do ti japim mundësi tatim paguesve që të dinë se për cfarë janë duke paguar dhe njësive vendore që të ketë një kontroll më të mirë mbi territorin, të ketë mbledhje taksash transparente dhe jo afrofe”.

Ligji që reformon taksën e pronës ka hyrë në fuqi dy muaj më parë. Formula e re parashikon që taksa e ndërtesës për familjarët do të jetë 0.05 % e vlerës së banesës, pra nëse një shtëpi ka një vlerë prej 10 milionë lekësh, qytetari duhet të paguaj në muaj 500 lekë, ndërsa për bizneset kjo taksë do të jetë 0.2%.
Burimi: http://www.gsh.al/2018/05/21/afati-ri-taksa-e-re-e-prones-te-nis-nga-1-janari-2019/


Komente ( 2 )

  • Mund te me sqaroje njeri taksa e baneses eshte e ndryshme nga taksa e prones se sikur e paguajme njehere taksen e baneses ne tek bashkia?

    • Taksa e baneses eshte taksa e prones. Deri tani nuk paguan per truallin, por vetem per shtepine, dhe keshtu do te jete, nese e ke per banim. Tani paguan 100 lek ne muaj te fatura e ujit, nga 1 janari do te paguash ne baze te metrave dhe vleres qe ka per meter katror shtepia Sigurisht me shume..