Sergio Aguerro pak javë më parë pësoi një aksident të frikshëm në Holandë pasi taksia me të cilën po udhëtonte u përplas me një pemë. Sulmuesi i Manchester City, për fatin e tij të mirë duke konsideruar shpejtësinë e lartë, ia hodhi vetëm me disa brinjë të thyera.

Në një intervistë për mediat angleze, Aguerro, zbulon se ishte gati të vriste veten kur mësoi se nuk do të luante për disa javë.

WATFORD, ENGLAND - MAY 21:  Sergio Aguero of Manchester City celebrates scoring his sides second goal during the Premier League match between Watford and Manchester City at Vicarage Road on May 21, 2017 in Watford, England.  (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)
WATFORD, ENGLAND – MAY 21: Sergio Aguero of Manchester City celebrates scoring his sides second goal during the Premier League match between Watford and Manchester City at Vicarage Road on May 21, 2017 in Watford, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

“Rripi ishte shumë i ngushtë dhe kjo mendoj se ishte arsye pse unë lëndova brinjët. E dija menjëherë se jam lënduar rëndë, sepse dhimbjet ishin shumë të mëdha. E pyeta doktorin, ‘A mund të luaj të shtunën?’, dhe ai e bëri fytyrën qesharake. E pyeta, ‘A mund të luaj javën tjetër?’, ai mohoi. Atëherë thashë, ‘dua ta vras veten’”, u shpreh argjentinasi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: