Të dielën një episod i ndodhur në takimin Atalanta-Milan mori shumë vëmendje. Sulmuesi i vendasve Papu Gomez dëmtoi mesfushorin e Milan, Biglian, dhe kaq është dashur që kundër tij të shpërthejnë kritikat.

Gomez akuzohet se e dëmtoi Biglian për inatin se kombëtarja nuk e kishte grumbulluar në Botëror. Nga Anglia Sergio Aguerro, sulmuesi i Manchester City, deklaroi se nëse kjo do t’i kishte ndodhur atij atëherë Gomez-in do ta ‘sqaronte’ në tunelin e stadiumit.

Kjo ka irrituar futbollistin e Atalantës i cili ka bërë një sqarim për situatën duke ‘shpërthyer’ ndaj Aguerro-s. “Jam i mërzitur dhe nuk kam më durim. Ata që më thonë se e dëmtova Biglian me qëllim, le të vijnë të ma thonë në sy. Ishte thjesht një episode i pafat. Unë i kam kërkuar falje Biglias. Aguero duhet ta mbyllë gojën dhe të merret me veten e tij.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb