https://www.youtube.com/watch?v=H2tKPMkBxt0&feature=youtu.be
(I përditësuar)
SIDNEY- Një person i armatosur ka marrë peng disa persona në qendër të qytetit australian Sidney, mëngjesin e sotshëm. Vetëm pas disa orësh ai ka paraqitur kërkesat e tij, njera prej të cilave ishte që të valëvitej flamuri i ISIS-it.
https://www.youtube.com/watch?v=RdVU-LQ-4wU&feature=youtu.be
Nga të dhënat e raportuara orët e para të mëngjesit të sotëm, dyshohej se numri i personave të marrë peng ishte 13. Shefi i Policisë së Shtetit të New South Wales, Andrew Scipione konfirmoi se është vetëm një person i armatosur në kafenenë ku mbahen peng një numër personash, tre prej të cilëve mundën të dalin. Ai u identifikua si klerik radikal i quajtur Man Haron Monis me origjinë nga Irani. Po sipas raportimeve të policisë, në dhomën ku personat janë marrë peng është parë një flamur i Islamit me ngjyrë të zezë, ku në të kishte disa mbishkrime. Rrjeti televiziv australian, Network 10, tha se ka folur me dy persona të rrëmbyer me telefon, të cilët kanë thënë se i armatosuri i ka vendosur dy bomba në kafene dhe dy të tjera diku në qytet.

Polica ka mundur të ndërhyjë rreth pasdites, ndërsa nga kafeneja janë dëgjuar disa shpërthime të njëpasnjëshme dhe krisma. Ka pasur të plagosur mes pengjeve. Pas ndërhyrjes, pengjet janë parë të vrapojnë jashtë kafenesë, ndërsa më pas autoambulancat kanë shpejtuar për t’ju ardhur në ndihmë të plagosurve. Fatkeqësisht, rrjeti televiziv CNN raporton se 2 persona kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë janë plagosur në radhët e pengjeve.

17:33- Dy persona humbën jetën në operacionin policor për lirimin e pengjeve në bar-kafenë ”Lindt” në Sidnei, njoftoi para pak minutash media australiane.”Ajo shtoi se mes tyre ishte e pengmarrësi”, tha CNN-i duke iu referuar televizionit australian ”7 News”.
”Gjatë operacionit policor mbetën të plagosur edhe katër persona, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë”, theksoi CNN-i. ”Nuk ka ende konfirmime zyrtare për ngjarjen”, shtoi ai.

17:00- Përfundon pengmarrja në Sidneypas 16 orësh. Polica ka ndërhyrë për të liruar të gjitha pengjet, por në momentin e ndërhyrjes janë dëgjuar disa shpërthime të njëpasnjëshme. CNN raporton se 2 prej pengjeve humbën jetën, ndërsa 3 të tjerë mbetën të plagosur në operacionin e shpëtimit.

15:32- Policia australiane ka identifikuar autorin e pengmarrjes në Sidney. Ai është një klerik radikal i quajtur Man Maron Monis me origjinë nga Irani. Ai njohet nga forcat e sigurisë pasi u ka shkruar letra kërcënuese edhe familjeve të ushtarëve australianë të vrarë në Afganistan

14:40-Autoritetet e sigurisë bëjnë të ditur se disa negociatorë janë në kontakt me personin e armatosur.

Kafeneja në të cilën ndodhet numri i panjohur i pengjeve është rrjeti botëror i kafeneve dhe prodhuesve të çokollatës “Lindt Chocolate”.

Shefi ekzekutiv i Lindt Australia, Steve Loane u citua të ketë thënë se ai besonte se në ndërtesë mund të jenë më shumë se 50 persona, përfshirë klientët dhe stafin, por policia tha se ai numër është shumë i madh dhe se dëshmitarët kanë thënë se numri i personave brenda mund të jetë përreth 13.

Oficerë policorë të armatosur rëndë kanë mbyllur Martin Place, që është në qendër të rrugës më të famshme të shit-blerjeve në Sydney, ku ndodhet edhe kafeneja.

12:00-Personi i armatosur po vazhdon t’i mbajë peng një numër njerëzish ne nje kafene. Pengmarrja vijon prej disa oresh.

Pamjet e sotme televizive tregonin se së paku 3 vetë qëndronin me duar të ngritura lart për dritare dhe shihej një flamur me ngjyrë të zezë me shkronja arabe. Dëshmitarët kanë dëgjuar krisma te zhurmshme që dukeshin si të shtëna nga arma.

Pas gjashtë orësh, tre persona janë parë duke u larguar të sigurt nga ndërtesa ku ishin rrëmbyer, ndërsa dy të tjerë u larguan pak më vonë.

Kryeministri i Australisë, Tony Abbott, tha se incidenti mund të jetë i motivuar politikisht, ndërsa komisionari rajonal i policisë, Andrew Scipione, tha se duket se “është në përputhje me ngjarje terroriste”.

Raportet e fundit thonë se rrëmbyesi ka kërkuar që të bisedoje me kryeministrin Abbott, por policia nuk ka bërë komente të menjëhershme.

Ora 11:00-Rrjeti televiziv australian, Network 10, tha se ka folur me dy persona të rrëmbyer me telefon, të cilët kanë thënë se i armatosuri i ka vendosur dy bomba në kafene dhe dy të tjera diku në qytet.

Sipas tyre, negociatorët ishin në kontakt me personin e armatosur.
9:23 Pengmarrësi bën të ditur kërkesat e tij për qeverinë australiane nëpërmjet pengjeve: “Dua të shpaloset flamuri i ISIS-it; dua të flas me Kryeministrin e vendit.” Njëkohësisht ai ka bërë të ditur se ka vendosur dy bomba brenda në kafene, përveç dy të tjerave që i mban vetë.

7:33 Reporteri i “Channel 7” Chris Reason, raporton duke parë brenda kafenesë, se janë parë rreth 15 pengje, “gra, burra, të rinj dhe të vjetër. Personi i armatosur i detyron ata të qëndrojnë përkundër dritareve.”

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron shkruan në Twitter: “Unë u informova brenda natës për atë që ndodhi në Sydnei. Është thellësisht shqetësuese dhe mendimet e mia janë të përqëndruara tashmë aty.

7:23 në një fotografi shfaqet një prej dy grave, mundet punonjëse të kafenesë, që kanë arritur t’iu shpëtojnë pengmarrësve.

7:15: Kryeministri Tony Abbott ka deklaruar për herë të dytë mbi situatën: “Ky është një incident shumë shqetësuese. Është thellësisht tronditëse që njerëz të pafajshëm mbahen peng nga një person i armatosur për motive politike. Megjithatë, mund të them se policia e “New South Wales” dhe agjencitë e tjera i janë përgjigjur këtij incidenti me profesionalizëm.”
https://www.youtube.com/watch?v=Taqsrl3YPsQ

 

Australia është një aleat i SHBA-ve dhe fushatës së tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak.

Më herët gjatë ditës, policia tha se ka arrestuar një burrë për shkak të “vazhdimit të hetimeve për planifikimin e një sulmi terrorist në tokën australiane”.

Arrestimi erdhi pasi qeveria, në muajin shtator tha se është ngritur niveli i kërcënimit terrorist, dhe policia vazhdimisht ka kryer bastisje në shkallë të gjerë në të gjithë vendin.

Rreth 70 australianë besohet se janë duke luftuar pranë militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, dhe ka shqetësime se një numër në rritje i të rinjve janë duke u radikalizuar.

(ar.sh/o.d/d.b/ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb