Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, brenda 20 ditëve të ardhshme do të vizitojë komunitetin serb në Kosovë. Kështu ka deklaruar shefi i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

‘Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të vizitojë në 20 ditët e ardhshme komunitetin serb në Kosovë e Metohi’, ka thënë Gjuriç.

Sipas mediave serbe, Vuçiç do të vizitojë komunitetin serb si në veri ashtu edhe në jug të Ibrit, ku do të bisedojë me qytetarët.

Gjuriç ka shtuar se ‘situata në jug të Ibrit është komplekse dhe për këtë arsye është e domosdoshme mbështetja dhe solidarizimi me ta’.

Vizita e Vuçiçit ishte planifikuar për të dielën, por mediat në Serbi kanë raportuar se është anuluar për shkak situatës politike në Kosovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb