TIRANË- Donald Lu fillon sot zyrtarisht misionin si Ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë. Në ditën e parë të punës kreu i ri i diplomacisë amerikane është takuar me Presidentin Bujar Nishani të cilit i ka paraqitur letrat kredenciale.
Ambasadori Lu pritet të mbajë sot edhe një konferencë shtypi.
Në ditën e parë të punës ai është prezantuar edhe me stafin e Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë. Në Facebook Ambasada Amerikane ka ndarë me ndjekësit, momentet e para të takimit të Donald Lu me stafin.
Në prezantimin e tij, Lu u shpreh krenar dhe i gëzuar që vinte në vendin e shqiponjave dhe se do punonte për ta bërë atë një aleate të fuqishme brenda NATO-s, ndërsa do punonte edhe për integrimin e saj në BE.
(ma.ar/BalkanWeb)