MAQEDONI- Shefi i Zyrës greke për lidhje në Maqedoni, ambasadori Theocharis Lalakos, ka dërguar dy nota proteste deri te autoritetet e Maqedonisë lidhur me “episodet e papranueshme që ndodhën në Idomeni”, njoftoi Ministria e punëve të brendshme.
“Ambasadori Lalakos bëri të ditur qartë në mënyrën më kategorike se përdorimi i forcës nuk kontribuon për zgjidhjen e problemit me refugjatët, dhe është në përplasje të drejtpërdrejtë me dispozitat gjegjëse të së drejtës ndërkombëtare dhe humanitare”, thuhet në njoftim.
Ai, sipas MPJ greke, u ka apeluar autoriteteve në Maqedoni “të përgjigjen në mënyrë adekuate me kushtet dhe të shfaqin përgjegjësi adekuate, përmbajtje dhe seriozitet”.
(el.sp/BalkanWeb)