Pas disa lajmeve për ndërrimin e gjykatësve për të shpëtuar Nikolla Gruevskin nga paraburgimi, ka reaguar vetë Gjykata Themelore Shkupi 1.

Sipas tyre, Gruevski dhe të tjerët funksionarë të VMRO-së nuk kanë marrë paraburgim që pastaj të hiqet gjykatësi Darko Todorovski në rastin ”Titanik” të PSP-së.

Gjykata sqaron se nëse do të ishte marrë një vendim për këtë rast, atëherë do të duhej të përgatitet procesverbali, që do të mundësonte gjykatësin Todorovski të japë deklaratë. Dhe kështu do të hidhej poshtë kërkesa për heqjen e tij.

Më tej, gjykata thotë se votimi është i fshehtë, e rezultatin nuk mundet ta dijë as Stojançe Ribarev, ushtrues detyre kryetar i gjykatës.

Ribarev nga ana tjetër deklaron se nuk ka pasur njohuri se si mbrojtja e të akuzuarve në këtë lëndë ka patur njohuri për përbërjen e gjykatësve, që më pastaj të kërkojnë ndërrimin e një gjykatësi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: