Pas darkës intime të planifikuar me rastin e Shën Valentinit, Shkëlzen Berisha i ka bërë një dedikim të veçantë të dashurës së tij Armina Mevlani. Ai ka bërë një postim në rrjetete sociale, ku e quan Arminën, gjënë më të mirë që i ka ndodhur.

Në një prononcim për “Bluetooth”, Armina rrëfeu se do të ishin në Tiranë për Shën Valentin ku kishte organizuar dhe një darkë intime, por ajo nuk ka treguar dhuratën për partnerin e saj. Vetë bukuroshja është më e hapur për të folur për marrëdhënien e saj dhe shpesh poston foto me Shkëlzenin. Kurse djali i ish-kryeministrit është më i rezervuar, por me sa duket Shën Valentini i ka ‘hapur’ zemrën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: