Kosova reagon për arrestimin e shtetasve të saj nga Serbia.

Nëpërmjet një deklarate për Evropën e Lirë zv/ministri i Punëve të Jashtme Valon Murtezaj shprehet se këto arrestime rrezikojnë proceset e arritura mes 2 vendeve.

Murtezaj ka kërcënuar edhe me reciprocitet nëse Serbia vazhdon të ndalë shtetasit kosovar që përdorin Serbinë si Tranzit.

‘Nëse këto sjellje destruktive, joligjore, do vazhdojnë edhe në të ardhmen edhe Qeveria e Kosovës do të jetë e detyruar që të marrë të tjera masa apo të tregojë të tjera sjellje në kuptimin e aspektit të qasjes që e ka pasur deri më tani në përgjithësi, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Republikën e Serbisë”, thotë Murtezaj.

Valon Murtezaj është shprehur se qeveria e Kosovës po komunikon me Brukselin për rastet e arrestimit të shtetasve Kosovarë nga Serbia.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është shumë e përkushtuar dhe vazhdimisht, sidomos ditëve të fundit, është në komunikim të ngushtë me të gjithë partnerët, me qeveritë, qoftë në formë bilaterale apo në komunikim tjetër me Brukselin, për të influencuar apo për të kërkuar nga Brukseli që të stopojë sjelljen e tillë të Qeverisë së Serbisë”, shprehet Murtezaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb