TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar lidhur me arrestimin e tre të dyshuarve si autorë të grabitjes së një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet, më 8 gusht. Kreu i Drejtësisë përgëzon Policinë e Tiranës për aksionin dhe arrestimin e tyre.

“Kapja e shpejtë e të dyshuarve për vjedhjen e bankës në ish-Bllok është një lajm i mirë! Përgëzime Policisë së Tiranës”, shprehet ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Pas një pune operativo-proceduriale intensive njësitë e Policisë së Tiranës kanë zhvilluar sot operacionin e koduar “DEPERTIMI” dhe si rezultat, në orën 17:30 të ditës së sotme, u ndaluan autoret e dyshuar për grabitjen e kësaj banke.

Në pranga u vunë shtetasit Roland Liti (Zekaj), 37 vjeç, Alan Babamato, 23 vjeç, dhe Robert Kulla, 35 vjeç.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: